E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ne NATO, pritet rritje e investimeve

Pranimi i Shqiperise me te drejta te plota ne NATO, ne Samitin e prillit ne Strasburg, vleresohet si nje shtyse e fuqishme per rritjen e investimeve te huaja ne vend. Kryetari i Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, Ilir Zhilla, ne nje interviste dhene dje, theksoi faktin qe anetaresimi i Shqiperise do te terheqe vemendjen e investitoreve te huaj, karshi vendit tone. Por, shtoi ai, nga ana tjeter kjo e bene me te integrueshme Shqiperine ne aspekte te tjera, pasi, sic thone ekspertet, vleresimi i pasurise se patundshme te shqiptareve, rritet ne masen 20 %. Impakti politik per rajonin, vecanerisht per Shqiperine dhe Kroacine, eshte ai impakt qe paten keto dy vende kur fituan pavaresine. Kroacia, Shqiperia, edhe mjaft vende te tjera te rajonit te Ballkanit kane qene ne nje situate sovraniteti te cunguar per shkak te gjeopolitikes boterore, ku ky rajon perjetesisht ka qene ne qender te vemendjes, eshte akti me i rendesishem pas shpalljes se pavaresise. Sipas tij, impulsi ekonomik qe vihet re pas hyrjes ne NATO eshte dicka me se e njohur nga praktikat e vendeve te tjera, qe jane anetaresuar ne kete organizate. E para, Shqiperia del nga zona me risk te madh, cka do t'i beje shume te interesuar investitoret e huaj per te ardhur ne Shqiperi, per te ardhur ne nje zone te sigurt nga ana gjeopolitike. Pra nuk do te kete me ngjarje si ato te 97-es, nuk do te kete me diversione nga qarqe te ndryshme karshi Shqiperise, pasi tani ne jemi ne klubin me serioz dhe me te forte te rruzullit. Po keshtu, hyrja ne NATO e ben me te integrueshme Shqiperine ne aspekte te tjera, pasi, sic thone ekspertet, vleresimi i pasurise se patundshme te shqiptareve, rritet ne masen 20 %.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›