Leku, konvertimi i fitimeve te kompanive coi ne zhvleresim
Dobesimi i lekut, i nisur qe ne tremujorin e fundit te vitit 2008 dhe qe ka vazhduar edhe gjate vitit 2009 ka ardhur si rezultat i kerkeses se tregut bankar dhe jo bankar per valute. Banka e Shqiperise ka arritur ne kete konkluzion ne nje analize ne lidhje me zhvillimet ne tregun e kembimit. Si rezultat i kesaj situate, leku eshte nencmuar me rreth 6 per qind ndaj valutave kryesore, euros dhe dollarit. Gjithashtu disa biznese kane konvertuar fitimin e tyre vjetor, nga leke ne euro duke bere qe kerkesa per valuten evropiane te rritet dukshem, e per pasoje te bjere edhe vlera e lekut. 1USD, nje jave me pare kushtonte me shume se 100 leke, ndersa aktualisht kushton 97.3 leke. Nderkohe euro vijon ne kuoten e 131 lekeve, e mbicmuar me gati 8 per qind nga fillimi i vitit. Ekspertet ne agjencite e kembimit valutor njoftojne se shkak per forcimin e lekut ndaj USD, mbetet tregu nderkombetar ne te cilin USD vijon te kete vlere te ulet. Sipas Bankes se Shqiperise, vendi yne mbetet unikal per masivitetin qe ka perdorimi i valutave te huaja ne transaksione dhe ne kursime. Kjo tendence stimulohet edhe me shume nga te ardhurat qe sjellin emigrantet ne familjet e tyre, te cilat aktualisht plotesojne pothuajse nevojen me te madhe per te ardhura te familjeve shqiptare, sidomos ne zonat rurale. Ne Shqiperi, gjithashtu, luhatjet e shpeshta te lekut gjate vitit, me amplituda te medha sezonale kane krijuar nje mjedis kontingjent, per eksportuesit dhe importuesit vendas. Shqiperia eshte nje vend me nje ekonomi te vogel e te hapur, ndaj dhe kursi i kembimit te lekut luan nje rol te rendesishem ne ndikimin e nivelit te cmimeve ne Shqiperi dhe ne bilancin e pagesave ne vend. Gjithashtu, hapja e ekonomise shqiptare gjithnje e me shume ndaj tregjeve te huaja, perben nje interes te vecante lidhur me poziten konkurruese te bizneseve shqiptare, ne tregtine ne vend dhe jashte tij.
B.H.
B.H.