E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bar Rafaeli: “Ndihem seksi kur vishem thjesht”



Top modelja e famshme izraelite, Bar Rafaeli thotë se asaj nuk i pëlqen të vishet në mënyrë të ekzagjeruar dhe ndihet më seksi kur është e veshur thjesht. Bukuroshja, e cila është në lidhje me aktorin Leonardo Di Kaprio, thotë se ajo nuk pëlqen të rregullohet shumë dhe se i pëlqen të vishet sa më zakonshëm.
“Ka të bëjë me mënyrën se si ndihesh. Nuk do të ndihesha seksi nëse do të ecja me këpucë me taka, gjoks të ekspozuar, vëthë të mëdhenj dhe me një model të tepruar flokësh gjithë ditën. Por, ka femra të cilat ndihen më të sigurta dhe më seksi ashtu. Është thjesht defekti i tyre. Është më shumë kur lëviz me një veshje sportive dhe je komforte me të. Unë ndjehem mirë me fustane të gjatë, xhinsa. Më pëlqen të jem e thjeshtë dhe preferoj të mos mbaj shumë bizhuteri”, ka thënë Bar.

28 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›