E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti Nuk ka asgje te paligjshme

Ne Shqiperi ish ministri i Ekonomise Dritan Prifti tha sot se videoja e gjetur nga prokuroret ne te cilen ai shfaqet duke ndare me zevendesin e tij ne ate kohe nje shume prej 70 mije eurosh nuk e implikon ate ne asgje te paligjshme por vetem sa perforcon akuzat qe ai ka bere ndaj ish zevendeskryeministrit Ilir Meta. Zoti Prifti foli sot perpara Keshillit te Imuniteteve te parlamentit pas kerkeses se prokurorise per te nisur nje procedim penal ndaj tij. Ai tha se ishte ne dispozicion te Drejtesise ne cdo moment.

Ne materialet qe ish ministri Dritan Prifti dorezoi ne Prokurori per ceshtjen e videos qe lidhej me ish zevendeskryeministrin Ilir Meta u gjend nje tjeter filmim ne te cilin kete here ishte vete zoti Prifti i cili sipas prokuroreve bisedonte me zevendesin e tij Leonard Beqiri per perfitime te paligjshme financiare e me pas ndanin mes tyre 70 mije euro. Ish ministri megjithate dha nje variant tjeter te permbajtjes se kesaj videoje ndersa foli ne Keshillin e Imuniteteve pas kerkeses qe prokuroria ka bere per heqjen e imunitetit te tij Filmimi i bisedes me zotin leonard Beqiri u be vetem per te vertetuar gjerat qe kam thene dhe kjo video vetem hedh drite mbi arsyet e presionit qe zoti Meta ka bere mbi mua sistematikisht. Aty dalin nje tufe faktesh te reja qe provojne te gjitha ato qe kam thene per te

Po parate qe sipas prokurorise ndahen mes tij dhe zevendesit te vet Ju them garanci se do duhet vetem nje seance me prokurorine per ta zberthyer dhe vertetuar ceshtjen e per te vertetuar qe faktet jane krejtesisht ndryshe.

Ish ministri Prifti tha se ndaj tij kane vazhduar perpjekjet dhe kercenimet sic u shpreh ai por se betejen per transparance sic u shpreh nuk do ta ndaloje. Zoti Prifti deklaroi se ishte i gatshem te linte imunitetin e tij dhe se do te ishte ne dispozicion te drejtesise ne cdo moment.

Parlamenti ka afruar per neser seancen ne te cilen do te votoje dy kerkesat e prokuorise per heqjen e imunitetit si ndaj zotit Prifti ashtu dhe ndaj ish zevendeskryeministrit  Ilir Meta i cili gjithashtu ka kerkuar publikisht te mos kete mbrojtjen qe gezon si deputet. Nderkaq pasdite ish zevendesministri Beqiri i cili aktualisht eshte drejtor i Metrologjise njoftoi se ka dhene doreheqjen per tu vene ne dispozicion te hetimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›