Hungari-Angli, FIFA hap hetimin për thirrjet raciste

Pas kërkesës zyrtare të Federatës së Futbollit, FIFA ka nisur – sipas mediave britanike – një hetim mbi fyerjet raciste ndaj lojtarëve anglezë gjatë ndeshjes të së enjtes mbrëma në Budapest midis Hungarisë dhe Anglisë. Gjatë ndeshjes së vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës në Katar, jo vetëm Raheem Sterling por edhe Jude Bellingham u shënjestruan nga thirrjet dhe ulërimat raciste.
UEFA tashmë e ka ndëshkuar Hungarinë – “Është jashtëzakonisht zhgënjyese të dëgjosh raporte për thirrje diskriminuese kundër disa prej lojtarëve tanë. Ne do t’i kërkojmë FIFA -s të hetojë çështjen. Ne vazhdojmë të mbështesim lojtarët dhe stafin të cilët besojnë se ata duhet të nxjerrin në pah dhe të trajtojnë çështjen e diskriminimit në të gjitha format e tij”, denoncimi i menjëhershëm i FA. Ndeshja u luajt në Puskas Arena para 60 mijë njerëzve – pavarësisht se UEFA sapo kishte ndëshkuar Hungarinë me tre ndeshje me dyer të mbyllura për shkak të sjelljes së ngjashme nga ana e tifozëve të saj gjatë kampionatit të fundit Europian.