Hungari, aksidentohet autobusi me udhëtarë nga Maqedonia

Një autobus me udhëtarë nga Maqedonia mbrëmë është aksidentuar në Hungari, rreth 50 kilometra nga Budapesti.
Fatkeqësia e komunikacionit është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila informoi sot se ngjarja tragjike ka ndodhur në afërsi të qytetit hungarez Gor, raporton graviteti.com.
Siç mësohet, 28 udhëtarë janë lënduar, tetë prej të cilëve janë të lënduar më rëndë, ndërsa njëri në gjendje kritike. Autobusi ishte i linjës Shkup – Pragë. Nga burimet e para të autoriteteve hungareze theksohet se autobusi ka humbur dhe rrëshqitur duke rënë në humnerë./Indeksonline/