Haradinaj priti ambasadorin e Sllovenisë në selinë e NATO-s

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi sot ambasadorin e Sllovenisë në selinë e NATO-s, Andrej Benedejçiq.
Kryetari Haradinaj e falënderoi ambasadorin Benedejçiq për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhënë Kosovës dhe popullit të Kosovës në të gjitha proceset e deritashme dhe të shtetndërtimit në vendin tonë.
Kreu i AAK-së, gjithashtu, ia përcolli ambasadorit slloven në NATO mirënjohjen për punën që po bën dhe rolin pozitiv dhe gatishmërinë që Sllovenia po e dëshmon në të gjitha zhvillimet në afirmimin dhe pranimin e Kosovës në mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare.
Nga ana e tij, ambasadori Benedejçiq e konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e NATO-s për ruajtjen e paqes.
Benedejçiq konfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë Sllovene për mbështetje të vazhdueshme në të gjitha sferat që ndërlidhen me zhvillimet demokratike në Kosovë, thuhet në njoftim./Indeksonline/