E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV-së iu bashkua Partia Socialiste e Kosovës

Strukturat e Partisë Socialiste të Kosovës, që nga sot i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i këtij subjekti politik, Ilaz Kadrolli e ka quajtur të natyrshëm këtë bashkim, për siç ka thënë Kadrolli, kan programe të ngjashme politike.

Ndërsa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti këtë bashkim e sheh si forcim të Vetëvendosjes, me ato parti të cilat prioritet e kanë qëllim realizimin e plotë të funksionimit të shtetit të Kosovës, transmeton rtk.

Partia Socialiste e Kosovës, në zgjedhjet e fundit lokale, ka fituar pesë ulëse në asambletë komunale në Ferizaj, Therandë dhe Shtërpc. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›