E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Spiunët" harxhuan 21 % të buxhetit

Punën që e bëjnë është çdo herë sekret për opinionin Shumica e tyre edhe nuk tregojnë fare se janë pjesë e këtij institucioni. Ata paguhen nga shteti për të mbledhur informata sekrete. Në opinion njihen si “spiun”.

Por, edhe pse puna u mbetet sekrete. Punëtorëve të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) u ka dalë në shesh buxheti i shpenzuar për tre muajt e parë të vitit 2013.

Ministria e Financave ka publikuar Raportin e tremujorit të vitit 2013. Sipas këtij raporti, AKI-ja shihet se nuk ka tejkaluar normat e shpenzimit buxhetor.

Tek të dhënat e punësimit, AKI aktualisht ka deklaruar 84 punëtorë, ndërkohë që vitin e kaluar ka pasur 90.

Për vitin 2013 AKI-ja ka buxhet në vlerë prej 5,920,000 euro.

Për tre muaj ka shpenzuar 14 për qind të buxhetit. Në emër të të gjitha pagesave ka harxhuar 818,076 euro. Për rroga e paga, Agjencia ka të deklaruar buxhet në vlerë prej 3,000,000 euro, ndërkohë për tre muajt e këtij viti ka shpenzuar 632,569 euro, ose 21 për qind të totalit.

Ndërsa për mallra dhe shërbime ka buxhet në vlerë prej 890,000 euro, ka shpenzuar vetëm 6 për qind, ose 49,798 euro. Për Investimet kapitale në total ka 1,500,000 euro, nga këto ka realizuar vetëm 9 për qind të mjeteve, ose 132,355 euro . Për shpenzimet komunale ka buxhet 80,000 euro, ka shpenzuar 3,354 euro. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›