Themelohet “Këshilli ndërfetar shqiptar”
Ky këshill është themeluar me me mbështetjen e USAID dhe Këshillit Evropian të Liderëve Fetarë “Religions for Peace”, ishin krerët e katër feve të pranishme në Shqipëri: kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, kreu i Kishës Autoqefale, Anastas Janullatos, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirdita dhe Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Rreshat Bardhi.
Presidenti Bamir Topi, i pranishëm në këtë takim, theksoi ndër të tjerash se krijimi i një institucioni të tillë, është i domosdoshëm për kohërat ku jetojmë. Më tej Presidenti u ndal në retrospektivën e besimit në fe, ku në të shkuarën “regjimi prishi deri në themel kishat, xhamitë dhe tyrbet, duke shkatërruar dhe përdhosur kësisoj shqiptarët”.
“Ekzistenca paqësore e katër bashkësive”, - vijoi Topi, - “provon katërçipërisht bashkëjetesën”. “Kemi shembullin e papërsëritshëm të mbrojtjes dhe strehimit të hebrenjve..”, tha ai. Më tej Topi theksoi se ato që kanë më shumë vlerë, janë marrëdhëniet njerëzore. “Jam këtu sot, jo vetëm për të kremtuar së bashku me ju hapjen e këtij Këshilli, por edhe për t’iu mbështetur për tolerancën ndërfetare në Shqipëri”, - theksoi ndër të tjerash, Bamir Topi.
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, në fjalën e tij, u ndal të krishterimi dhe myslimanizmi të cilat kanë burime të përbashkëta, atë të monoteizmit, besimit në një Zot të vetëm, - ndërsa Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse, Janullatos, theksoi se, “dita e sotme është një stad i ri në bashkëjetesën e feve në Shqipëri”. “Kthimi i ndjenjës të së shenjtës është i pazëvendësueshëm. Zbrazëtia shpirtërore dhe pseudolaicizmat, janë kurthet që na ngrihen sot, në emër të Zotit. Le t’i shërbejmë atij me sinqeritet, bazuar në burimet shpirtërore të pafundme”, u shpreh ndër të tjerash, bashkëthemeluesi i Këshillit Ndërfetar Shqiptar, Arqipeshkvi Imzot Rrok Mirdita.
Në cilësinë e Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi, tha se “toleranca fetare në Shqipëri, është xhevahir i rrallë, ndërsa ky Këshill do ti ruajë dhe mbrojë për të ardhmen, këto vlera të çmuara”. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, pati pikënisjen me nënshkrimin e “Marrëveshjes së Angazhimeve Morale të Përbashkëta”, më 18 mars 2005. “Konferenca Botërore e Feve për Paqe” mbështeti themelimin e “Këshillit Ndërfetar Shqiptar”.. “Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë” (KNFSH) u themelua në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, më 25 tetor 2007.