E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungari njolla e mbetjeve toksike arrin Danubin

Njolla e mbetjeve toksike qe rrodhi nga nje fabrike alumini dhe qe kap nje hapesire te konsiderueshme ne hungari ka prekur edhe lumin Danub. Ne kete menyre njolla ndotese kercenon ekosistemin e lumit. Lajmi eshte bere i ditur nga nje pergjegjes i sherbimit hungarez per kontrollin e ujit.

Frika se njolla toksike do te prekte Danubin tashme u kthye ne realitet. Ndotja e ujit te lumit mund te shkaktoje ndotjen e shume vendeve te tjera pergjate tij. Nderkohe po kerkohen ende tre persona te zhdukur megjithese shpresat per ti gjetur ata jane te pakta. Edhe nga Bashkimi Europian pervec shqetesimit per demet e ekosistemit mberrin konfirmimi se ekziston gatishmeria per te kontribuar per te zgjidhur kete ceshtje.

Zedhenesi i BE-se Joe Hennon pohoi se BE eshte gati te ndihmoje Budapestin nese permasat e kesaj fatkeqesie mund te rriten. Danubi pershkon disa vende nder te cilat Croacine Serbine Rumanine Bullgarine Ukrainen dhe Moldavine e me pas derdhet ne Detin e Zi. Me heret Ministri hungarez i Mjedisit Zoltan Ilies tha se pastrimi nga derdhja toksike mund te zgjate nje vit. Mbetjet toksike qe preken shtate fshatra provokuan kater te vdekur dhe dhjetra te plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›