E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO goditje tjeter e papritur

Pakistan

Nje tjeter autokolone te autoboteve me karburant per NATO-n i eshte vene zjarri ne Pakistan. Ky sulm eshte ne serine e fundit te akteve te ngjashme te diteve te fundit. Sulmi mbi autokolonen eshte nje tjeter goditje propagande per NATO-n. Per sa i perket ceshtjes materiale nje zedhenes i Pentagonit ka thene se sulmet deri tani kane prekur vetem nje per qind te furnizimeve totale per NATO-n ne Afganistan furnizime qe kalojne permes Pakistanit. Ne aspektin e operacioneve NATO kembengul se ka rezerva te mjaftueshme dhe rruge alternative dhe kjo gje nuk po i prek forcat. Ceshtja qe shtrohet eshte se cfare do te thone keto sulme per marredheniet SHBA-Pakistan dhe NATO-Pakistan si dhe veshtiresite e perfshira. Ne nje fare menyre NATO ka me shume ankth per mbylljen e kufirit qe Pakistani e beri javen e kaluar si pergjigje ndaj nje sulmi me helikopter te NATO-s ne kufi ku u vrane tre ushtare pakistaneze. NATO dhe Shtetet e Bashkuara e kane perseritur keqardhjen per kete incident. Perfundimet e nje hetimi te perbashket pritet te publikohet se shpejti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›