E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendi ne prag te katastrofes ekologjike

Hungari

Hungaria thote se do te duhet me se nje vit dhe disa dhjetera milione dollare per riparimin e demeve te shkaktuara nga shperthimi i se martes ne nje uzine alumini. Kater persona humben jeten ne aksident pasojat e te cilit mund te ndjehen edhe ne Danub dhe lumenj te tjere. Zyrtaret hungareze thone se llumi toksik tani mbulon nje siperfaqe 200 km katrore pas tharjes se te ciles mund te mbeten pluhura qe shkaktojne kancer ne mushkeri. Kryeministri Viktor Orban tha se aksidenti mund te jete shkaktuar nga nje gabim njerezor megjithese pronaret e uzines thane se para disa javesh ishin bere inspektimet e duhura. I kam dhene urdher ministrit te Brendshem te nise nje hetim per te gjetur se kush duhet te pergjigjet per cfare ka ndodhur. Ne nuk kemi ndonje informacion qe te sugjeroje se kjo katastrofe ka ardhur nga shkaqe natyrore. E nese nuk ka shkaqe te tilla atehere duhet te shqyrtohet mundesia e nje katastrofe te shkaktuar nga dora e njeriut. Anembane vendit njerezit duan te dine se kush duhet te pergjigjet per kete tragjedi dhe per demtimin e prones tha Kryeministri i Hungarise Viktor Orban. Nje korrespondent i BBC-se ne vendngjarje pershkruan nje pamje shkaterrimi te plote ku gjithcka eshte perfshire nga furia e nje llumi toksik te kuqerremte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›