E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohen makinat diplomatike

Jemen

Nje granate e leshuar me granatahedhese ka rene prane nje autokolone me te cilen udhetonte edhe personeli i ambasades britanike ne kryeqytetin e Jemenit Sana. Zv.kryetari i misionit besohet se ka qene ne nje prej makinave por vetem nje anetar i personelit eshte plagosur lehte. Sic njofton edhe Marcus George ka pasur nje shqetesim ne rritje se Jemeni po behet nje terren rekrutimi per ekstremizmin islamik. Per here te dyte brenda gjashte muajsh personeli diplomatik ne Jemen ka qene ne vijen e poligonit dhe per here te dyte shpeton pa lendime serioze. Al Kaeda ne gadishullin arabik thote se eshte pergjegjese per perpjekjen per te vrare ambasadorin britanik ne prill. Kater muaj me pare nje i ri nigerian qe studionte ne Jemen kreu nje sulm mbi nje avion qe shkonte per ne SHBA por nuk arriti ti aktivizonte eksplozivet qe kishte fshehur ne te mbathurat e tij. Sipas zyrtareve te SHBA-se ai ishte stervitur prej militanteve te Al-Kaedes kur ishte ne Jemen. Administrata amerikane ka rezervuar 150 milione dollare per te ndihmuar qeverine e Jemenit qe te luftoje ekstremistet te cilit kane gjetur strehe ne pjeset malore te vendit. Por problemet e Jemenit nuk perfundojne ketu. Vitin e fundit qeveria ka qene duke luftuar nje kryengritje separatiste te nisur nga rebelet shiite ne veri te vendit. Luftimet kane lene qindra mijera vete te pastrehe. Probleme ka pasur edhe ne jug te vendit ku nje grup tjeter po kerkon shkeputje. Tani qe industria e naftes dikur fitimprurese eshte gati e rrenuar udheheqesit e Jemenit gjithnje e me teper po varen prej ndihmes nga jashte per ta mbajtur vendin e bashkuar. Mesazhi prej diplomateve eshte qe Jemeni nuk eshte nje shtet i deshtuar por eshte duke deshtuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›