Hungari, qendra e djathtë fiton zgjedhjet

Konservatorët e Fidesz arrijnë maxhorancën e 2/3 në raundin e dytë të zgjedhjeve politike në Hungari. Me 75% të votave të numëruara partia e Viktor Orban rezulton fituese. Në këtë raund ka votuar më pak se gjysma e personave të thirrur në zgjedhje. Pjesëmarrja në zgjedhje rezulton me 48%, shumë më e ulët sesa në raundin e parë. Në votimet e një ditë më parë qendrat zgjedhore u hapën në 57 zona ku nuk ka pati fitues të qartë dy javë më parë.
Partia Fidesz është në krye në 52 prej tyre. Kjo parti e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, fitoi shumicën më 11 prill, duke siguruar 206 vende në parlamentin prej 386 vendesh. Shumica absolute prej dy të tretash i jep partisë Fidesz mundësinë të ndryshojë kushtetutën dhe ligjin zgjedhor. < I mëparshmi