E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungaria: Plani strategjik për qeverisjen e bllokut, zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor

22-12-2010 / Gazeta 55

Budapesti përcakton objektivat e Presidencës së BE, Janar-Qershor 2011-të


Në përgatitje për të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian, zyrtarët hungarezë shprehen se do kenë prioritet zgjerimin e Bllokut dhe qeverisjen ekonomike. Hungaria do të marrë presidencën nga Belgjika në 1 janar të vitit 2011. Presidenti i Këshillit të Europës Herman Van Rompuy, tha pas takimit me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në Budapest, se deri tani Bashkimi Europian është i kënaqur me përgatitjet që kanë bërë autoritetet hungareze. Ndërsa kryeministri Orban tha se presidenca merret në një situatë të veçantë dhe të vështirë për Evropën dhe se Hungaria është e përgatitur të realizojë të gjithë axhendën pavarësisht sfidave që janë përpara. Ndërsa presidenti Rompuy komentoi se tashmë Hungaria ka shansin të tregojë veten përpara partnerëve europianë. “Presidenca me rotacion referohet shpesh si një sfidë dhe në fakt ashtu është. Por tani unë e shikoj disi ndryshe. Kjo është një mundësi që Hungaria të paraqitet përpara partnerëve europianë se është e aftë të menaxhojë çështjet e përbashkëta në interes të përbashkët dhe të shtojë një shije të re për të cilën hungarezët kanë traditë”- tha Rompuy. Duke prezantuar sfidat e presidencës hungareze, sekretari për çështjet europaine, Eniko Gyori tha se sfida do jetë arritja e një marrëveshje për qeverisjen ekonomike. Një tjetër temë është zgjerimi për të cilën ai tha se do punojmë fort për të anëtarësuar Kroacinë. Në perceptimin hungarez theksohet që zgjerimi i zonës “Schengen” nuk duhet të lidhet me problemin e komunitetit rom dhe Hungaria synon që Bullgaria dhe Rumania të realizojnë standardet teknike për të bërë anëtare të hapësirës së lirë “Schengen”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›