E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Shkoder ndihma nga studentet e filologjikut

Nje sasi ndihmash eshte nisur drejt Shkodres  ne ndihme te familjeve qe pesuan deme, si pasoje e permbytjeve. Rreth 2 tone ushqime, nga me te nevojshmet, jane derguar nga i gjithe stafi akademik i fakultetit histori filogji, pjese e universitetit te Tiranes. Dekani i ketij fakulteti  u shpreh se pavaresisht se ndihma nuk eshte aq e madhe, ajo sherben si nje apel, per te gjithe ata qe kane mundesi ti bashkohen kesaj nisme solidariteti.

"Ky furgon me gati 2 ton ushqime do të shkojë në shtabin e emergjencave në Gjadër aty ku bëhet pastaj shpërndarja në të gjitha zonat e përmbytura. Kjo është një ndihmë ndoshta simbolike, po mendojme se është një apel që i bëhet të gjithëve që në këto momente të solidariteti kombëtar, me zonat me përmbytura, të gjithë të shprehen sipas mundësive që ata kanë", tha Shezai Rrokaj, dekan i fakultetit te Histori- Filologjise.

Qe prej dy javesh universiteti i Tiranes, se bashku me ate te Kosoves jane solidarizuar per te mbledhur ndihma ne ushqime dhe veshje, per familjet e demtuara te Shkodres.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›