Hungaria: Ratifikimi i Protokollit të NATO-s, mesazh për Shqipërinë, NATO-n dhe Botën.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, vizitë zyrtare në Hungari, vendi i parë që ratifikoi Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Hungaria, vendi i parë që ratifikoi Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, shpreh bindjen në antëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Veriut në Samitin e ardhshëm dhe jep mesazhin se për Europën dhe NATO-n Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm.
Kyetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e ftuar nga Kryetarja e parlamentit hungarez, Katalin Szili, bëri një vizitë zyrtare në Hungari, ku pati rastin të falënderojë autoritetet dhe parlamentitn hungarez për këtë ratifikim me votë unanime.
Në një takim të përzemërt dhe miqësor zonja Szili theksoi se ratifkimi i Protokollit të NATO-s nga Hungaria, ishte jo vetëm një shprehje e mbështetjes së reformave të dukshme të ndërmarra nga Shqipëria por edhe e bindjes në perspektivën e saj integruese në BE dhe NATO.
Kryetarja e Parlamentit hungarez vlerësoi hapat e bëra nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë prirjen e veçantë për zbartimin e Marrëveshjes së Aderimit.
Dita ku parlamenti hungarez ratifikoi këtë protokoll tha zonja Szili, përkoi më një axhendë të ngjeshur dhe me një fjalim të Presidentit të Komisionit Europian Barroso në seancë plenare. Në vazhdën e mbështetjes që ne shprehëm për Shqipërinë, edhe në fjalën e zotit Barroso, vijoi ajo, u theksua se Bashkimi Europian mbështet progresin e bërë në proceset integruese të vendeve të rajonit ballkanik.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli thekosi se marrja e ftesës për NATO ishte një ngjarje historike për Shqipërinë, përgjigje e reformave të kryera dhe mbështetje për vijimin e tyre.
Procesi i ratifikimit të Protokollit të NATO-s, pritet të përfundojë përpara Samitit të ardhshëm në pranverë 2009, ndërsa Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë vazhdojnë tI mbërrijnë letra konfirmimi për një ratifikim të shpejtë në përgjigje të letrës së përbashkët të saj dhe Kryetarit të Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç dërguar parlamenteve të 26 vendeve anëtare të NATO-s. Përgjigje mbështetëse për këtë ratifikim kanë mbërritur nga Senati i Francës, Parlamenti i Çekisë, Spanjës, Bullgarisë, Lituanisë, Danimarkës etj.
Në fund të takimit Kryetarja e Parlamentit të Hungarisë dhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ju përgjigjën interesit të medias mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe BE.
Katalin Szili: Ishte një mesazh shumë i mirë i yni për Shqipërinë, NATO-n dhe për gjithë botën kur në 15 shtator ne ratifikuam këtë Protokoll. Për Hungarinë është shumë i rëndësishëm procesi i anëtarësimit në NATO dhe gjithashtu edhe procesi tjetër i integrimit në BE. Për Hungainë, rajonin dhe Europën është shumë i rëndësishëm stabiliteti i Ballkanit Perëndimor. Mesazhi ynë për këtë rajon është se për Europën ky rajon është shumë i rëndësishëm.
Jozefina Topalli: Jam shumë e kënaqur që jam sot këtu në parlamentin hungarez, i pari që ratifikoi Protokollin e antarësimit të shqipërisë në NATO, që ishte një mesazh shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, për mbështejtjen që i jepet për zhvillimet e mëtejshme këtij vendi dhe rajonit, për stabilitetin dhe paqen e tij.
Hungaria ka qënë ndë të parët që kanë ratifikuar MSA-në dhe kjo flet për besimin që ky vend ka në reformat e Shqipërisë, në zhvillimin dhe transformimin e jashtëzakonshëm dhe të ardhmen e saj në NATO, duke besuar se vitin e ardhshëm do jetë anëtare me të drejta të plota të Alenacës së Lirisë dhe në të njëjtën kohë një përshpejtim të proceseve integruese edhe për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.