E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe diskuton gjatë mbi ndryshimet në ligjin Për tatimin mbi vlerën e shtuar, të ndryshuar.

 

Kuvendi u mblodh në seancë plenare  ditën e enjte , më 25 shtator 2008, ora 10:00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
 
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 22.09.2008.
3. Projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë PANHELENIKE të eksportuesve, për konsolidimin e borxhit të jashtëm të Shqipërisë.
4. Projektligji Për disa ndryshime në ligjin nr. 9047, datë 10.7.2003, Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.
5. Projektligj Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 Për tatimin mbi vlerën e shtuar, të ndryshuar.


Para nisjes së punimeve Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, si cdo të enjte, zhvilloi një seancë pyetje dhe përgjie me nxënës të shkollave 9-vjeçare, në kryeqytet. Kryetarja e Kuvendit u shpjegoi nxënësve rrugën e gjatë dhe të vështirë që ka kaluar parlamentarizmi shqiptar, qysh në vendosjen e sistemit pluralist, trajtoi poblemet e përfaqësimit të grave dhe të rinjve në Kuvend, si dhe bëri një përmbledhje të karrierës së saj në politikë dhe veçanërisht në Kuvendin e Shqipërisë.


Në diskutimet jashtë rendit të ditës deputetët folën për raportin e Transparency International, mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri, probleme të bujqësisë lehtësimi i vizave,reforma  zgjedhore, lehtësimet në licencimin e bizneseve, zhvillimet makro- ekonomike , politikat arsimore, etj.
Deputët diskutuan gjatë për projektligjin Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 Për tatimin mbi vlerën e shtuar, të ndryshuar.
 Ndryshimet  në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 Për tatimin mbi vlerën e shtuar, të ndryshuar, konsistojnë në :
-përjashtohet nga TVSH-JA furnizimi i mallrave dhe shërbimeve nga organizatat jofitimprurëse që kanë objek sigurmin  e përfitimit  public,kur  çmimet e këtyre  mallrave  dhe shërbimeve  janë dukshëm  më të ulëta se çmimet  e tregut:
- shtyhet për një afat  të barabartë ose më të madh se një vit, në varësi  të ciklti të investimit ,skema e oagesës  së TVSH-së për makineritë dhe pajisjet e importuara nga personat  e tatueshëm,në funksion  të  veprimtarisë së tyre ekonomike:
-përjashtohen nga TVSH-ja  furnizimi  në import i periodikëve  dhe revistave:

-saktësohen procedurat  për pagesën e detyrimeve  tatimore  nga personat jorezidentë shqiptarë që nuk kanë emëruar përfaqësues tatimorë.Pagesa e këtyre  detyrimeve  do të bëhet nga përfituesi vendas i furnizimit,në përputhje me përvojën ndërkombëtare  dhe direktivat e BE-së.
 

Opozita në vërejtjet e saj për këtë projektligj, u shpreh ndër të tjera se, ndryshimet e ligjit janë demagogji e politikave qeveritare për librin, si dhe përbëjnë shkelje të  parimit të mos diskriminimit. Deputetja Ermelinda Meksi tha ndër të tjera:

Keni sjellë një shtyrje të tvsh-së për makineri e pajisje, kur ligji i mëparshëm i bërë nga paraardhësi, i përjashtonte tvsh-në për makinetri e pajisje, me një qëllim shumë largpamës, atë që ministri këtu e tha të favorizojë prodhimin vendas, por në terma realë bën të kundërtën. Ky përjashtim bëhej për të stimuluar teknologjinë e fundit që i jep mundësi prodhimit vendas të bëhet konkurrues në raport me të huajin. Ju tani pjesërisht e shtyni, por edhe këtë me bekimin e ministrit, që do ti ketë në dorë pikërisht ato raste vendimarrjes për makineri e pajisje, sic e keni sjellë në ligj. Por ajo që është shumë e debatuar dhe tashmë është bërë publike qysh në dhjetor, është shkelja që i bëni në mënyrë të përsëritur dhe me këto ndryshime angazhimeve që kemi marrë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, veçanërisht marrëveshjes Interin, qëna angazhon në mënyrë të vendosur kundër diskriminimit. Tha deputetja Meksi.


Sipas ministri të Financave Ridvan Bode , periodikët do të përjashtohen nga pagimi i tatimit të vlerës së shtuar në importe, praktikë kjo që ekziston edhe në vendet e tjera, dhe është pjesë e një direktive të BE-së.
Përjashtohen vetëm gazeta dhe revistat, pra shtypi periodik dhe nuk përjashtohen edhe librat, e cila është një industri tjetër e një karakteri tjetër të veçantë dhe që si çdo aktivitet ekonomik ne kemi vendosur tashmë që ato ti nënshtrohen pagimit të tvsh-së. Është e vërtetë që ka sugjerim nga Komisini Europian që të rishikohet kjo situatë, për të vendosur në kushte të barabarta industrinë vendase shqiptare me atë të importit për mallrat që mund të vijnë nga BE-ja.
Lidhur me shtypshkrimet,për librat e të gjitha kategrive , nuk është e vërteë që të gjitha vendet kanë përjashtim , përkundrazi, përjashtimi i tvsh-së për librat është tepër episodik në vendet e BE-së dhe ndërkohë të gjtiëh vendet e rajonit kanë tvsh-në të vendosur mbi librin dhe ne do të shkojmë drejt këtyre parametrave, drejt këtij standardi. Aktualisht, kjo masë e përkohshme është marrë me një kërkesë të industrisë së prodhimit të librave në Shqipëri, një kërkesë, e cila ne e konsiderojmë të arsyeshme-tha ministri Bode.
Më tej seanca plenare miratoi me shumicë votash dy  projektligjet Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë PANHELENIKE të eksportuesve, për konsolidimin e borxhit të jashtëm të Shqipërisë dhe projektligjin Për disa ndryshime në ligjin nr. 9047, datë 10.7.2003, Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.
Votimi për projektligjn Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 Për tatimin mbi vlerën e shtuar, të ndryshuar, u shty në seancën e ditës së hënë.
Seanca i mbylli punimet në orën 13 e 40 minuta.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›