Nënkryetarja e Parlamentit Britanik Silvia Hill përshëndet Kuvendin e Shqipërisë
Hill: Shqipëria drejt një të ardhme në BE.
Nënkryetarja e Parlamentit Britanik Silvia Hill mori sot pjesë në seancën plenare, ku mbajti një fjalë përshëndetëse për Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli duke i uruar mirëseardhjen zonjës Hill, si një dashamirëse e Shqipërisë, tha
"Është hera e parë që në Kuvendin e Shqipërisë vjen një politikan i një profili kaq të lartë nga dhoma britanike, dhe ky është një nder i madh që i bëhet Parlamentit të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve.
Më lejoni që në emrin tuaj, duke shprehur simpatinë për vendin e saj, për mbështetjen dhe asistencën që Britania e Madhe i ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve Shqipërisë, duke kujtuar dhe një herë në mënyrë të veçantë, simpatinë që shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë, kanë pasur dhe kanë për ish- Kryeministrin Bler, por dhe për mbështetjen që qeveria aktuale po i jep Shqipërisë në proceset e saj integruese, ti jap fjalën zonjës Silvia Hill.
Zonja Kryetare, anëtarë të Parlamentit
Eshtë nder dhe kënaqësi për mua që marr fjalën në Parlamentin shqiptar. Kolegë deputete, ju sjell urimet më të mira nga ana e Kryetarit dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve.
Kjo është vizita ime e parë në Shqipëri dhe përveç programit shumë interesant kam qenë gjithashtu, një mike që jam pritur me ngohtësinë e një mirëseardhje tradicionale shqiptare. Jam shumë mirënjohëse për këtë. Më vjen keq se me sa duket, kam sjellë edhe klimën britanike me vete.
Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të ngushta për disa vite tashmë. Por, një gjë e tillë para vetëm 20 viteve ishte e paimagjinueshme, dhe kjo tregon se sa shumë bota ka ndryshuar, sa shumë Shqipëria ka ndryshuar. Unë sot shoh një Shqipëri që është në prag të bashkimit në NATO dhe një Shqipëri, që ka një Marrëveshje Asocim-Stabilizimi me Bashkimin Europian, që është hapi i parë drejt një të ardhme në BE. Unë gjithashtu shoh një Shqipëri, që ka një ekonomi në lulëzim, me një kryeqytet gjithnjë e më modern. Dhe unë shoh një Shqipëri, që luan një rol shumë te rëndësishëm moderues në rajon. Përgëzimet më të sinqerta për të gjitha këto.
Ka pasur sfida të vërteta, të cilat Shqipëria eështë dashur të peërballojë për të arritur aty ku është sot. Sfida të tjera e presin. Jam në dijeni që një grup parlamentar po punon për kodin e ri parlamentar. Siç e dimë te gjithë, zgjedhjet që janë, dhe konsiderohen të lira dhe të ndershme janë treguesi më i mirë i demokracisë për çdo vend. Për këtë është e rëndësishme që marrëveshjet, që paraprijnë nje proces zgjedhor të kenë një mbështetje të gjerë. Eshtë gjithashtu e rëndësishme, që këto marrëveshje arrihet mjaft kohë përpara, në menyrë që të sigurohet se ato persona që administrojnë zgjedhjet, të jenë në dijeni që herët për zgjedhjet, për çfare duhet bërë dhe si duhet bërë. Për këtë, ju uroj punë të mbareë në diskutimet në këtë fushë të rëndësishme dhe do të jem vërtet shumë e interesuar për të parë rezultatet.
Një tjetër sferë që e di se është e rëndësishme në këtë periudhë, ëhtë edhe reforma në drejtësi. Kjo është një fushë e rëndësishme në të gjithë vendet. Qënjë sistem ligjor të funksionojë me efikasitet, duhet mbështetja e njerëzve të atij vendi. Prandaj është e rëndësishme të sigurohet pavarësi nga influenca të jashtme qofteë nga qeveria, nga ndonjë individ, trup, ose grup. Legjislacioni duhet të sigurojë drejtësi efikase dhe transparente, të çliruar nga korrupsioni. Duhen marrë masa që të askush të mos abuzojë me pozicionin që ka, por këta masa nuk duhet të anashkalojnë faktin se individë që punojnë në sistemin e drejtesisë, nuk duhen penguar në permbushjen e detyrave te tyre legjitime. Shqipëria ka nevojë për një sistem të tillë dhe shqiptarët e meritojnë atë. Ku ka tregues për korrupsion, qoftë në sistemin e drejtësisë, qoftë kudo tjeter, është e domosdoshme që të bëhen investigime të thella, dhe aty ku dyshimet vërtetohen, ateherë personat e pëfshirë, duhet të vihen para drejtësisë.
Ky Parlament ka detyrën e rëndësishme, që i është besuar nga populli shqiptar, të miratojë legjislacionin që siguron qeverisjen e mire të vendit. Por vetem të miratosh legjislacionin sështë e mjaftueshme. Eshtë e domosdoshme që ky legjislacion te zbatohet plotësisht. Si deputete e di se është më mirë, që një legjislacion të mos miratohet fare, sesa të miratohet dhe të mos zbatohet. Dhe në kërkesen e saj për tu anëtarësuar në BE, Shqipëria nuk do të gjykohet nëse legjislacioni i miratuar është i standarteve të BE-se, por nëse ai zbatohet.
Ne jemi përpjekur për gati 1, 000 vjet që të kemi një demokraci të drejtë në Mbreterinë e Bashkuar. Dhe kemi akoma gjëra të cilat, ne mund ti përmirësojme. Shqipëria doli nga diktatura para më pak se 20 vitesh dhe ka bërë hapa të mëdhenj përpara qysh prej atëherë. Por sot ritmi i botës moderne, kërkon veprime edhe më të shpejta. Dhe aspirata për tu anëtarësuar në BE është tregues i faktit se, është bërë rrugë e gjatë. Une besoj se Shqipëria mund ta arrij këtë dhe se, një ditë Mbreteria e Bashkuar do të mirëpresë Shqipërinë si anëtare të BE-së. Megjithatë, unë nuk mund tju them një datë të sakë për këtë. Kjo do të varet shumë nga puna e bërë në këtë sallë.
Unë kam patur privilegjin të zhvilloj takime me autoritetet më të lartë të vendit , anëtarë të Komisionit Parlamentar të çështjeve ligjore dhe përfaqësuese të shoqatave të grave.
Të gjithë këta njerëz më kanë përcjellë mesazhijn se janë të vetëdishëm për sfidat që janë për tu përballuar, si dhe për vendosmërinë e tyre për të realizuar shpresat dhe aspiratat e gjithë shqiptarëve.
Më lejoni të përfundoj, duke ju uruar punë të mbarë në përpjekjet tuaja dhe, duke ju falenderuar edhe një herë për nderin dhe mundësinë për të më mirëpritur në këtë vend të bukur.
Faleminderit shumë