Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton ndryshimet në ligjin për koncensionet
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë , më 22 shtator 2008, ora 18:00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 18.09.2008.
3. Miratimi i kalendarit të punimeve të Kuvendit (22 shtator - 13 tetor 2008).
4.Projektligji Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006, Për koncensionet.
5. Projektligj Për disa ndryshime në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007 Për fondin kullosor.
6. Projektligj Për disa ndryshime në ligjin nr. 9072, datë 22.5.2003 Për sektorin e energjisë elektrike, të ndryshuar.
Seanca miratoi Kalendarin Trijavor të Punimeve të Kuvendit.
Në diskutimet jashtë rendit të ditës deputëtët trajtuan çështje të sigurisë, luftën kundër trafiqeve, vetëvrasjet dhe dhunën në familje, problemet në mjekësi, rezultatet e sezonit turistik, rritja e pensioneve etj.
Pas debateve të gjata që deputetët zhvilluan rreth projektligjit Për koncensionet seanca e miratoi atë. Deputetët miratuan edhe projektligjet e tjera të përfshira në rendin e ditës.
Seanca plenare i mbylli punimet në orën 21.15