Hungaria, "barometer" i suksesit
Shqiperia duhet t'i shkarkoje te gjitha baterite ndaj Hungarise, pasi objektivi final varet nga kjo ndeshje. Sipas portierit, barazimi i shenuar ne Malte, i ka shumezuar me zero shanset e ndonje kualifikimi te mundshem, ne kampionatin boteror. "Hungaria shihet si matese e objektivit tone", - shprehet 33-vjecari kuqezi. "Nese ne e mbyllim ndeshjen ne barazim, do te jete me e veshtire ne fund. Fitorja eshte alternativa e vetme per momentin. Pastaj, t'i marrim me radhe kundershtaret, per te arritur me te miren, ne fund. Edhe sfida ne Danimarke mendoj se do te varet nga rezultati dhe loja, ne ndeshjen e radhes." Arjan Beqaj vlereson se per te prekur kualifikimin ne finalet e nje kompeticioni te rendesishem, si evropiani apo boterori, duhen ngjitur disa shkalle dhe nje prej tyre eshte fitorja dhe lenia pas ne fund, e kundershtarit te 28 marsit, Hungarise.