Danimarka, ekipi me i forte i grupit
Kater dite me vone, ekipi yne kombetar do te udhetoje drejt Danimarkes, per t'u perballuar me kryesuesit e grupit te pare. "Danimarka eshte ekipi me i mire, per momentin", - shprehet Altin Lala, kapiteni kuqezi, i cili, pas nje demtimi te gjate, eshte rikthyer dhe do te jete gati per kete sfide. "Ne duhet te fitojme ndaj Hungarise, per te shkuar me moral te larte ne Danimarke. Te shtunen, Shqiperise i duhet nje fitore, per te mos mbetur e parafundit. Fitorja do te na ndihmoje, per te perballuar ndeshjet e tjera, qe jane shume me te veshtira", - thote Lala. Kapiteni thote se deshira e madhe, per ta fituar ndeshjen e radhes, me Hungarine do te triumfoje dhe ne ndeshjet e tjera, edhe pse duken te veshtira, kombetarja nuk do te futet ne fushe per te humbur. Sipas tij, deri tani Shqiperia ka treguar se nuk mundet lehte, as ne fushen kundershtare.