E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati qipriot, nje leksion Shqiperise

Qipro eshte nje vend mesdhetar, me i vogel se Shqiperia. Futbolli qipriot ka njohur nje sukses te padiskutueshem ne arenen nderkombetare. Nje futbollist i kombetares sone, qe deri nje vit me pare aktivizohej ne Shqiperi, tregon se cili eshte ndryshimi, mes futbollit te dy vendeve: I pyetur nga "Koha Jone" Duro, pergjigjet: "Ne Qipro ka nje ekip, qe quhet Anorthosis Famagusta dhe qe luan me dinjitet, ne Ligen e Kampioneve", - thekson Klodian Duro. Anorthosi Famagusta u kualifikua ne "Champions" dhe konkurroi kete vit me dinjitet. Ekipet tona kane shkuar deri ne turin e dyte paraeliminator dhe jane eliminuar me lehtesi te madhe. Sipas Duros, qe aktivizohet me Omonia Nikosian, ekip qe pretendon titullin, ne kete sezon futbollistik, sezonin tjeter ekipi i tij mund te jete ne "Champions", per te perseritur te njejtin sukses. Pse ne Shqiperi, ekipet tona nuk arrijne te njejtin sukses dhe te terheqin sa me shume tifoze? "Ne Shqiperi, gjate gjithe ketyre viteve, eshte ndertuar nje sistem qe nuk lejon qe futbolli te funksionoje, normalisht si kudo ne vende te tjera. Duhet te kete nje koncept ndryshe ne kete drejtim, qe klubet dhe futbolli te mendojne mire, se si mund te arrihet ne fund suksesi", - shprehet mesfushori elbasanas. Klodian Duro i eshte bashkuar kampionatit qipriot, ne fillim te ketij sezoni. Edhe pse ka luajtur ne kampionate te tjera me te zhvilluara, si ne Turqi apo ne Gjermani, numri 10 i ekipit tone kombetar shprehet se Qipro, qe eshte nje vend i vogel, duhet te sherbeje si shembull nga klubet tona te futbollit, me qellim qe kampionati vendas te jete sa me interesant, dhe tifozet te mos presin vetem sukses nga ekipi kombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›