E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria, do të mbështesë integrimin e Shqipërisë

Hungaria nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë, por mendimi im është se politikanët duhet të lënë pas interesat e tyre e duhet të shohin interesat e shqiptarëve të cilët kërkojnë të jenë pjesë e të integrohen në BE. Kështu ka pohuar në një konferencë për shtyp Kryetari i Parlamentit të Hungarisë Laszlo Kover, e cila ka edhe presidencën e radhës së BE-së, pas takimit me homologen e tij Jozefina Topalli.

Si kryetar i Parlamentit hungarezë nuk mund të ndërhyjë në problemet e brendshme të shtetit të Shqipërisë. Por ndoshta si deputet dhe anëtar i një partie në Parlamentin Hungarezë, mund të them mendimin tim. Në një vend ku mbi 90 për qind e popullsisë është për integrimin europian, mendoj që politika duhe të jap mbështetjen e saj.

Ndërsa kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ftuar edhe një herë opozitën ti bashkohet mazhorancës për të miratuar ligjet, të cilat janë si një kusht për në BE, pasi 96 për qind e shqiptarëve e duan këtë integrim.


Ndër të tjera, kryetari i Parlamentit të Hungarisë, ka pohuar se ky vend do të mbështesë Shqipërinë në integrimin e BE. Madje dhe Topalli ka theksuar se ardhja e homologut të saj në një vizitë zyrtare në vendin tonë tregon edhe një herë që Hungaria që ka presidencën e radhës së BE, do të jetë një vend që do mbështesë integrimin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›