E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Marty, të zotët e shtëpisë padisin raportuesin

Të zotët e shtëpisë së cilësuar nga deputeti zviceran Dick Marty si "shtëpia e verdhë", kanë paditur raportuesin e Këshillit të Evropës për shpifje dhe dëm moral në Gjykatën e Tiranës. Ata janë të dëmtuar moralisht pasi Dick Marty në raportin e tij ka bërë objekt hetimi shtëpinë e tyre pa asnjë argument dhe duke shpifur, duke e cilësuar si një spital ilegal ku ish-ushtarët e UCK-së kryenin transplantet ilegale të organeve njerëzore.

Kryesuesi i padisë, Imer Brama shprehet se kërkon që Gjykata të detyrojë Dick Marty-n të përgënjeshtrojë raportin e 15 dhjetorit 2010 dhe të paguajë një shumë prej 10 milionë lekësh. Paditësit shprehen në këtë dokumet se në raportin e tij, Dick Marty ia ka faturuar përgjegjësinë gjithë Shqipërisë me dashje direkte, por në koncept të ligjit dhe të së drejtës, indirekt është cënuar shtëpia e familjes Brama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›