"Dosjet", ne Komisionin e Venecias

Ligji per hapjen e dosjeve, perfundon ne Komisionin e Venecias. Gjate takimeve te djeshme me Presidentin Bamir Topi, dhe kryeministrin Sali Berisha, raporteret e Keshillit te Evropes, u shprehen se per ligjin e lustracionit do te kerkojne mendimin e Komisionit te Venecias. Nderkohe qe kritikuan qeverine, per faktin se nuk pranoi te bisedoje me faktorin nderkombetar dhe te miratoje me konsensus kete ligj. Gjate takimit me dy raporteret e KE, kryeministri Berisha u shpreh se "kam kerkuar ndihmen e eksperteve ceke per zbatimin e ketij ligji, per shkak se ligji aktual eshte bazuar ne modelin e ligjit cek per lustracionin. Shpreh vullnetin per te bashkepunuar me cdo institucion nderkombetar per zbatimin e ketij ligji, duke perfshire ketu edhe Keshillin e Evropes dhe Komisionin e Venecias". Per Berishen, ligji u miratua ne kete periudhe sepse per dy vjet me radhe eshte negociuar me partite e tjera politike dhe ne korrik 2008 kur maxhoranca pranoi amendamentet e paraqitura nga opozita, por qe per arsye qe nuk kane te bejne me qeverine, por me kryetarin e opozites, sipas tij, kjo e fundit refuzoi konsensusin final. Duke iu pergjigjur interesimit te bashkebiseduesve, Kryeministri Berisha u shpreh se respekton shtetin ligjor dhe vendimet e institucioneve shteterore duke perfshire dhe Gjykaten Kushtetuese, por vuri theksin tek nevoja e integritetit te zyrtareve duke nenvizuar se konflikti i interesit vjen ne kundershtim me standardet etike te integritetit te zyrtareve te larte. Por raportuesit e KE, kane reaguar pas takimit permbylles me Topin. "Eshte shume e habitshme qe kete radhe, qeveria e Shqiperise nuk ishte e gatshme per te bashkepunuar me konsensus, per te ripare ligjin e lustrimit me organizma nderkombetare, si Keshilli i Evropes. Ne mendojme qe t'i kerkojme nje opinion Komisionit te Venecias, ne lidhje me permbajtjen e ketij ligji", u shpreh raportuesi Jakso Laakso, duke theksuar se ne keto kushte, nuk eshte me vend qe Keshilli i Evropes te rishikoje ligjin. Por nenvizoi se, permbajtja e tij duhet te ndryshoje, per shkak se shume organizata nderkombetare, e kane kritikuar permbajtjen e tij. "Per fat te keq, qeveria e Shqiperise nuk ka qene e gatshme per bashkepunim me ne, per ta ripare kete. Ne shpresojme qe qeveria e te ndryshoje mendim ne lidhje me bashkepunimet e ardhshme me organizaten tone", tha Laakso. Po keshtu dhe raportuesi tjeter David Uilshire, permendi faktin ne takimet me kreret e shtetit shqiptar, se faktori nderkombetar eshte i shqetesuar per kete ligj. Ndaj, Uilshare u shpreh se si raportere, ata nuk jane aty per te pare, detajet e tij, por sa ne perputhje eshte me te drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor. "Askush nuk sugjeron qe Shqiperia te mos kete nje ligj per lustracionin. Ne jemi ketu per te pare detajet e ligjit dhe te shohim, nese mund te permiresojme dicka, dhe ne kete fryme, besoj se do te diskutojme serish", u shpreh Uilshire.
Topi: Per dosjet, hesht!
Presidenti Bamir Topi, hesht per dosjet. Pas takimit te zhvilluar me raportuesit e KE-se, ku diskutoi kryesisht per ligjin e hapjes se dosjeve, te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, Topi kerkoi qe te lihet ne heshtjen e tij, pa bere komente mbi kete ligj. Nderkohe qe, Presidenti nuk harroi t'i jape dhe nje mesazh te qarte politikes, se ende "ka nevoje te sherohet". Pavaresisht ketyre komenteve, kreu i shtetit, vleresoi faktin, se vendi po shkon drejt standardeve te kerkuara nderkombetare. Presidenti Bamir Topi, nuk pranoi te veje firmen e tij ne ligjin e miratuar nga mazhoranca, per pastertine e figurave. Ne baze te Kushtetutes se vendit, kreu i shtetit, e lejoi ligjin te hyje vete ne fuqi, pa e kundershtuar apo kthyer mbrapsht per permiresime ne Kuvendit. Ligji u kundershtua ashper nga opozita e majte, e cila e ankimoi ate dhe ne Gjykaten Kushtetuese.
Ceshtja Biberaj, pergjigjja ne raportin e KE
Raportuesit e Keshillit te Evropes, bene te qarte dje ne mbylljes te vizites se tyre, se dy jane ceshtjet qe i sollen ne Shqiperi, ligji i dosjeve dhe ceshtja Biberaj. Sipas britanikut Uilshire, Shqiperia, sic do vend tjeter anetare ne KE, ka te drejte te zevendesoje anetaret e delegacionit. "Ne jemi te interesuar, nese u zbatuan procedurat. Ndaj do te bejme per kete nje raport ne Strasburg", u shpreh ai.