E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntelaar për 27 milionë te Reali

Klaas-Jan Huntelaar. Kjo është dhurata për “Krishtlindje” për trajnerin e Realit të Madridit, Bernd Schuster. Kampionët e Spanjës kanë bërë të tyren sulmuesin e Ajaksit dhe të Kombëtares holandeze, Klaas-Jan Huntelaar. Shuma e paguar për 25-vjeçarin është të paktën 27 milionë euro.

Huntelaar është lojtari më i shtrenjtë për të cilin madrilenët kanë shpenzuar në merkaton e dimrit. “Gjahtari”, siç thirret golashënuesi i njohur do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare. Ai së bashku edhe me Ruud van Nistelrooy, Arjen Robben, Wesley Sneijder, Rafael van der Vaart dhe Royston Drenthe është holandezi i gjashtë te Reali i Madridit. Rekordin në Spanjë e mban Barcelona me tetë holandezë kur drejtohej nga trajneri Louis van Gaal në vitin 1999, as sa Barça quhej “FC Holland”

E Merkure, 03 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›