Huntelar do të firmosë të enjten me Realin e Madridit
Madrid - Sulmuesi Huntelar do të prezantohet në klubin Realit ditën e enjte. Holandezi do të mbërrijë në Madrid në mesditën e të enjtes, ku do t’i nënshtrohet menjëherë vizitave mjekësore, dhe në mbrëmje pritet të hedhë firmën e tij me kampionët e Spanjës.
“Ai do të mbërrijë direkt në Hotel Mirasierra Suites, dhe pasi të akomodohet aty, do të shkojë në një spital lokal ku do të kryejë vizitat mjekësore”, -deklaron zyra e shtypit në faqen zyrtare të Realit.
Futbollisti 25-vjeçar do të kalojë tek skuadra më e madhe e globit, pasi ky klub, do të derdhë në arkat e Ajaksit një shifër prej 27 milion eurosh.
“Futbollisti parashikohet të nënshkruajë të enjten rreth orës 13:00 (lokale) në sallën Palco de Honor të stadiumit ‘Santiago Bernabeu’”, -thuhet në websitin e Realit të Madridit.
Huntelari pritet të zëvëndësojë në sulmin e Realit të Madridit, Rud van Nilsteroin, i cili aktualisht ndodhet i dëmtuar.