E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensionohet situata në Mitrovicë

Mitrovicë (start)-Situata në qytetin verior të Kosovës, është tensionuar sërish natën e shkuar. Rreth orës 20:00 të mbrëmjes që lamë pas, 7 vetura me targa kryesisht Kosove (KS), janë dëmtuar rëndë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti i cili tha se tani për tani nuk dihen motivet dhe autorët e rastit në fjalë.

Një incident tjetër është raportuar. Kësaj here një nxënëse gjimnazi ka bërë të ditur se është sulmuar fizikisht nga disa persona serbë në Mitrovicë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjeve në fjalë, si dhe për të vënë para drejtësisë autorët përgjegjës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›