Xhafaj:Zgjedhjet në rrezik nga manipulimi

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në rrezik pasi paisja e shtetasve me karta identiteti është process i dështuar. Sipas sekretarit për çështjet ligjore në partinë socialiste Fatmir Xhafaj, ky është një skenar politik i kryeministrit Berisha për të krijuar mundësitë për manipulimin e procesit elektoral. Sipas Xhafës, kryeministri i vendit ka mashtruar opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar për ecurinë e procesit të shpërndarjes së kartave. Sipas Xhafës, kreu i qeverisë është përgjegjës i drejpërdrejtë për për procesin zgjedhor dhe njësoj ka mashtruar edhe Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, i cili ka deklaruar publikisht se në datën 15 shkurt do të fillonte procesi i aplikimit në të gjitha qytetet e vendit por deri në këto momente rezulton se procesi ka nisur vetëm në 7 qytete nga 65 të tillë. Ky deklarim publik vijoi më tej zyrtari socialist, ishte mashtrimi i rradhës i papërgjegjshmërisë politike e ligjore të kësaj qeverie të paaftë dhe mashtruese.