E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau dhe dogji burrin arrestohet pas 14 vjetesh

22 vjet me pare vrane nje shtetas ne bashkepunim njeri me tjetrin nderkohe qe vetem dje perfunduan ne prangat e policise pas arratisjes 14-vjecare qe prej vitit 1997.

Burimet zyrtare te policise se Korces bene te ditur se ne piken kufitare te Qafe-Thanes u ndaluan shtetasit Shefqet Vreto dhe Manushaqe Elezi. Te dy te denuarit jane shpallur fajtore per vrasjen e shtetasit Bashkim Elezi ne nentor te vitit 1989 i cili ishte bashkeshorti i gruas sot 56-vjecare.

Sipas policise vrasja ndodhi ne banesen e viktimes dhe shkak per te ishte nje marredhenie jashtemartesore e Shefqet Vretos dhe Manushaqe Elezit. Vrasja ishte e mireorganizuar dhe dy autoret mesohet se edhe e dogjen kufomen ne menyre per te zhdukur gjurmet e tyre.

Por pas ngjarjes ata u arrestuan dhe u denuan me 25 vjet burg secili per vrasje me dashje te kryer ne bashkepunim. Gjithsesi ngjarjet e vitit 1997 bene te mundur arratisjen e ciftit nga burgu i Elbasanit ne te cilin ndodheshin. Me pas ata nderruan gjeneralitetet dhe jetuan per 14 vjet me radhe si emigrante ne qytetin e Selanikut ne Greqi.

Burime nga policia u shprehen se ishin ne dijeni te ndryshimeve qe kishin bere te denuarit madje edhe se cfare gjeneralitetesh kishin marre pas ndryshimit. Si rrjedhoje venia e tyre ne pranga ishte e menjehershme ne momentin qe dy personat do te kalonin ne piken e kalimit kufitar ne Qafe-Thane dhe do ti drejtoheshin Maqedonise.

Mesohet se ne momentin qe jane perballur me gjeneralitetet e tyre te verteta asnjeri prej personave nuk ka pranuar duke u treguar policeve pasaportat qe kishin dhe duke u shprehur se po gaboheshin. Me vjen keq eshte nje gabim. Ne nuk jemi ata qe kerkoni. Ja shikoni pasaportat ka deklaruar Shefqet Vreto.

Por ata jane arrestuar dhe derguar drejt qytetit te Elbasanit ku eshte caktuar edhe vendi ku ata do te kryejne denimin. ifti duhet te qendroje ne burg edhe per rreth 16 vjet. Aventura e tyre perfundoi mesditen e se henes ndersa u nisen te shoqeruar nga policia drejt qytetit te Elbasanit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›