E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokaine dhe vaj kanabisi pranga ne port 20-vjecarit

Vaj kanabisi dhe kokaine iu gjeten me vete nje 20-vjecari ndersa tentonte qe te kalonte kufirin shqiptar dhe te nisej per ne Itali. Ngjarja ndodhi mengjesin e se henes nderkohe qe policia e Durresit njoftoi se atij iu gjet 1513 liter vaj kanabis dhe nje sasi prej 92 gramesh kokaine.

Ishte pikerisht kjo e fundit ajo qe u nuhat nga qeni antidroge qe ndodhej ne portin e Durresit dhe qe me pas beri qe ne mjetin me te cilin udhetonte 20-vjecari te ushtrohej nje kontroll i imtesishem dhe me pas ne te te zbulohej edhe nje shishe 15-litershe me nje lende te vecante qe u dyshua se ishte vaj kanabisi.

shte hera e pare qe strukturat e antidroges se Durresit ndeshen me kapjen e kesaj lloj lende narkotike. Ne vend te thaseve tashme lende e perpunuar. Vaji i kanabisit eshte nje produkt i distiluar i kanabisit i cili per nga teknologjia e prodhimit eshte i ngjashem me distilimin e esences se pishave.

Blute e Durresit njoftuan se arrestimi i Malindit ishte i rastesishem dhe se zbulimi i tij u be vetem nga nuhatja qe i beri kokaines qeni antidroge. Mesohet se 20-vjecari po perpiqej te trafikonte drejt Italise kete sasi te lendes narkotike. Arrestimi i tij u be i mundur rreth ores 0210 te mengjesit te se henes. Policia sekuestroi 1513 liter lende narkotike e llojit vaj kanabisi dhe 92 g kokaine.

Burime konfidenciale bejne te ditur se po zhvillohen hetime paralele edhe per te gjetur vendin se ku eshte bere distilimi i vajit i cili nuk eshte shume i njohur ne Shqiperi por eshte shume i perdorur ne tregjet e droges amerikano-jugore.

Rreth nje vit me pare nje sasi tjeter prej 15 litrash vaj kanabisi u sekuestrua nga policia e Sarandes ndersa ne pranga perfundoi shtetasi Kledian Koka.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›