E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat e zgjedhesve KQZ gjobit Dakon

Kur kane mbetur me pak se dy jave nga data e zhvillimit te zgjedhjeve Bashkia e Durresit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kane nisur nje perplasje institucionale per listat e votuesve. KQZ vendosi dje qe te gjobise kreun e bashkise se Durresit Vangjush Dako per pengim te votimit te 83 te paraburgosurve.

Vetem me kater votat e anetareve te djathte KQZ vendosi qe te therrase kryebashkiakun e qytetit bregdetar qe te jape shpjegime per mos regjistrimin ne listat e votuesve te atyre qe gjenden ne ambientet e paraburgimit.

Per kreun e KQZ-se Arben Ristani nje veprim i tille eshte antiligjor duke i hequr te drejten e votimit ne menyre te padrejte. Sipas aktit qe do te pergatitet do te dergohet nje shkrese KZAZ-se ku do ti dergohet emrat e te paraburgosurve me qellim mosvotimin e tyre ne qendrat e tyre te banimit por ne qendren e re te votimit qe do te jete brenda ambienteve te paraburgimit.

Ta therrasim qe ta penalizojme per kete veper qe ka kryer. Te urdherojme kryetarin e bashkise se Durresit te ngreje qendren e votimit numer 1503 ne institucionin e ekzekutimit te veprave penale ne Durres. Nje praktike te tille e hapem kur anuluam vendimet e kryetareve te njesive te qeverisjes vendore per levizjet qe u kishin bere qendrave te votimit.

shte lene ne fuqi edhe nga gjykata pra nuk diskutohet me kompetenca e KQZ-se- theksoi Ristani.

Ndersa nenkryetarja Deshira Subashi akuzoi koleget e saj se me vendimin e marre po tejkalojne kompetencat qe ka ky institucion. Per mua kjo eshte nje shkelje thelbesore e shikoj edhe si nje precedent jo te mire per zgjedhjet. Nuk mundet KQZ te nderhyje ne listen perfundimtare te nderhyje ne vendosjen e qendrave te votimit. Nuk mundet te marre persiper gjithe problematiken e zgjedhjeve- Subashi.

Pas ketij vendimi ka reaguar Bashkia e Durresit e cila e la cilesuar vendimin e kater anetareve te KQZ-se si nje shkelje flagrante te Kodit Zgjedhor. Sipas bashkise kjo tyre nxjerr ne pah edhe natyren politike te vendimmarrjes se ketij komisioni. Bashkia e Durresit nuk ka kryer asnje shkelje ligjore qe ta conte KQZ-ne ne vendimin per ta penalizuar me gjobe.

Ne deklarojme se vendimin e marre nga KQZ do ta cojme ne Kolegjin Zgjedhor. Bashkia e Durresit siguron qytetaret se ajo ashtu si deri me sot do te vijoje te udhehiqet ne punen e saj nga respekti per zbatimin e ligjit dhe shtetin ligjor. Kete vullnet nuk do te mund ta trembin gjobat e pushtetit- thuhet ne njoftimin e kesaj bashkie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›