Vetem 235 shikues. Ku u zhduken fansat e Bashes ne Facebook

TIRAN - Zhduken fansat e kandidatit te Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha ne rrjetin e famshem social Facebook. Vetem pak dite me pare dhjetera media njoftuan me shume buje arritjen e radhes te kandidatit demokrat ne rrjetin social i cili ka ne faqen e tij zyrtare 220 mije fansa.
Madje ky sukses i arritur prej tij solli dhe premtimin se kjo faqe sdo te mbyllej e do te mbahej per nje kontakt te vazhdueshem me qytetaret e kryeqytetit dhe te gjithe Shqiperise. Per te vertetuar kete ai solli nje risi te re per te pasur nje komunikim drejtpersedrejti midis fansave dhe Lulzim Bashes.
Ky model i ri komunikimi u komunikua qe ne oret e para te mesdites. Te dashur miq Lulzim Basha do te jete bashke me ju ne Facebook nga ora 1800. Dergojini pyetjet tuaja per te ne diskutimin Takim me Lulzim Bashen - thuhet ne statusin e vendosur nga administratoret e faqes.
Megjithese takimi ishte lajmeruar me pare per cudi numri i personave te cilet ndiqnin kandidatin demokrat. Perreth 60 minuta qe pretendenti per Bashkine e Tiranes ka qene drejtpersedrejti numri i ndjekesve te tij vertitej nga 200 deri ne 350.
Te dashur miq komunikimin me Z. Basha do te keni mundesine ta ndiqni drejtpersedrejti ne linkun e mesiperm. Ju rikujtojme se ne oren 1800 deri ne oren 1900 ju mund te dergoni pyetjet tuaja drejtuar Kandidatit per Bashkine e Tiranes Z. Lulzim Basha - shkruhej ne statusin tjeter. Por cdo pyetje qe mund te beje kushdo eshte e thjeshte Si ka mundesi qe ne nje faqe me 220 mije fansa te ndjekin ate vetem 0.001 e fansave te tij