Hutim i përgjithshëm
Nuk u mësuam njëherë të marrim trenin e duhur në momentin e duhur në histori, ne shqiptarët. Mbetëm të fundit dhe në këtë të integrimit, megjithëse për t’i hipur të gjithë po na shtyjnë e po na japin shumë duar. Shohim në të shkuarën, ëndërrojmë të ardhmen, duke lënë të na kalojë e tashmja me rëndësinë e saj të papërsëritëshme. Më e motivuar për të shijuar të përditshmen duket Qeveria, e cila, duke përfituar nga përqinderimi i opozitës në një ngjarje të kaluar tashmë, po bën atë që dëshiron e mendon të bëjë me atributet që i jep pushteti. Kështu kaloi pa kosto çështjen “Gërdeci”, llogaridhënien finaciare për rrugën Morinë-Durrës, disa dhjetëra shkeljet e bëra Kushtetutës. Mazhoranca po i bën aq mirë dhe aq e pashqetësuar punët e saj saqë duket dhe e kënaqur me këtë kohëzënien e opozitës në rekuperimin e asaj që nuk vlerësoi mirë më 28 qershor 2009. E ndërkohë ndërkombëtarët janë të informuar aq keq, apo të pa informuar fare, saqë në çdo takim, si psh ai te “Kokodrili” në Strasburg, vazhdojnë të habiten me pozicionin e Edi Ramës dhe me atë të Berishës, pasi dinin plotësisht të kundërtën.
A do të integrohet Shqipëria ndërkohë? A do t’i marrim vizat? Eshtë një rrugë pa kthim drejt të cilës do të shkojmë me doemos, por si shpjegohet që të mos kemi ambicje më shumë se serbët (për shembull) për të rregulluar punët tona? Nëse Serbia për të mbërritur në Bruksel ndoqi rrugët evropiane të shënuara në harta, ne, po shkojmë njëherë në Kinë, pastaj andej nga Indija, për të përfunduar pastaj në Bruksel. Ndërkohë që Qeveria Shqiptare, pak e besdisur nga media dhe opozita, ka luksin të bëjë dhe ndryshime të dyshimta si ai i ligjit për SHISH që ka “tërbuar” NATO-n.
Shpejt mbushet një vit nga zgjedhjet e 28 qershorit; ajo që mban erë në gjithë këtë vit krize politike mbetet apeli për transparencë i opozitës, që për vete ka shumë për të bërë në rrugë transparence, aleancash e këshillimesh perfide. Pas një viti, apeli është për të bërë të gjithë mirë punën e përditshme, ndryshe, treni ynë i integrimit mund të humbë e të vonojë andej nga hekurudhat problematike të Lindjes së Mesme e të Largët.