E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri: Për Juven do të mendojmë pas të enjtes

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se kuqezinjtë janë të fokusuar në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve përballë Viktoia Plzen.

Gjiganti italian takohet me ekipin çek në kuadër të grupit H të Ligës së Kampionëve, ndërsa në fundjavë ka derbin e Serie A përballë Juventusit. Por Allegri thotë se ata do të mendojnë për Juven vetëm pas takimit të sotëm.

“Do të nxjerri ekipin më të fuqishëm, pastaj do të fillojmë të mendojmë për Juventusin gjatë të enjtes. Gjithë çfarë dua të mendoj tani është kjo ndeshje dhe të rikthej Zlatan Ibrahimovic”, ka thënë Allegri për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›