E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pritja ne kufi eshte stres"

Baftjar Alimadhi eshte 22 vjec dhe banon ne Tirane. Prej tre vjetesh punon ne Selanik te Greqise, ne pune bujqesie. Se bashku me bashkeshorten kane mundur te marrin nje leje te perkohshme nga shteti helen per te punuar. Por sic ka ndodhur edhe vitet e kaluara, emigrantet jane detyruar te presin me ore te tera ne kthimin per ne pune. "Gjithnje me eshte dashur te pres ne kufi, mendoj se duhet t'i jepet fund pritjeve te gjata", thote emigranti. Ai ka shume bashkatdhetare, qe per te shmangur pritjet e gjata ne kufi, kane preferuar te qendrojne ne Greqi, ose te vine ne Shqiperi ne dite te zakonshme. "Per te gjithe emigrantet, pritja ne kufi eshte kthyer ne stres, pasi duhet te presesh edhe nese je me femije te vegjel", shprehet Alimadhi.

Arjan Nela, emigrant nga Lushnja: "Shpresoj qe te mos pres ne kthim"

Arjan Nela eshte nje tjeter emigrant qe kthehet ne Shqiperi, per festen e Pashkeve. Megjithese pranon se ka nje fluks me te vogel te kthyerish dhe nuk qendrojne shume ne pritje, ai shprehet se shpreson qe edhe ne kthim te mos kete radhe. "Kam udhetuar nga Athina me familjen time per te kaluar festen e Pashkeve ne Shqiperi, tek te afermit e mi ne Lushnje. Aktualisht disponojme dokumente te rregullta qendrimi ne Greqi dhe menduam te shfrytezojme festen e Pashkeve, per t'u cmallur disi me njerezit tane", thote ai. Thote se nuk ka gjetur shume njerez ne radhe ne Kakavije dhe perpunimi behej shume shpejt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›