Sherr per origjinen, dy te plagosur
Durres- Disa te shtena pistolete kane tronditur qytetin bregdetar te Durresit pasditen e djeshme. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ore 16:00, ne nje lokal ne afersi te Zjarrfikeses, ne lagjen numer 17, pas nje debati per motive te dobeta qe perfundoi me perdorim armesh. Per pasoje ka mbetur i plagosur nje punonjes policie prane Komisariatit te Dibres, 27-vjecari Vlash Ashiku, si dhe miku i tij me te cilin po rrinte ne tavoline, Shehat Muda. "Pas fjales pse me shihni shtrember" dhe ofendimeve, agresori i dyshuar, Armand Lama, i ulur ne nje tjeter tavoline, eshte ngritur duke qelluar dy here ne kembe dhe kofshe, kundershtaret. I dyshuari ka arritur te largohet nga vendngjarja, kurse policia eshte mjaftuar vetem me nje identikit.
Ngjarja
Efektivi Vlash Ashiku dhe 27-vjecari Shehat Muda, jane ulur oret e para te pasdites ne nje lokal prane repartit te Zjarrfikeses. Por gjate bisedes me nje te trete, qe dyshohet se eshte Armand Lama, debati ka kaluar ne fyerje personale, duke i permendur njeri-tjetrit se kush ishin dhe se nga vinin. Kjo ka bere qe autori te nxjerre nga brezi nje arme pistolete, dhe te qelloje ne befasi ndaj policit dhe mikut te tij. Dy klientet mbeten te plagosur ne vend, kurse i riu rreth 30-vjec, eshte larguar me vrap nga lokali. Efektivet e zjarrfikeses iu kane ardhur ne ndihme te lenduarve, kurse nje grup ekspertesh mberriti menjehere ne vendngjarje. Ashiku dhe Muda mesohet se kane marre nga nje plumb ne kavilje dhe ne kofshe, po per fat te mire nuk iu rrezikon jeten. Disa ore pas futjes ne sallen e operacionit, mjeket thane se gjendja e tyre eshte e mire. Grupi hetimor mori ne pyetje pronarin e lokalit si deshmitar dhe te lenduarit, duke marre karakteristikat e te panjohurit dhe veshjen e tij.
Motivi
Policia e Durresit nuk ka bere te ditur asnje motiv mbi kete ngjarje, ndersa te dhenat konfirmojne se Shehat Muda, 27 vjec, nga Dibra, kishte ardhur para dy muajsh me banim ne Durres ne lagjen numer 13 te Plazhit. Burime zyrtare bejne te ditur se Muda, kishte marre nje banese me qira, ndersa ishte ne kerkim te nje vendi pune. Deshmitare ne vendngjarje deklaruan per efektivat e policise, se dy te plagosurit ishin ulur ne nje tavoline. Ndersa po pinin kafe, ka nisur edhe debati me nje person te trete, i cili ka filluar te fyeje dy te ardhurit nga qyteti i Dibres. I shqetesuar nga prania e tyre, agresori u ka thene se, "pse me shihni shtrember, u bete ju te na shisni mend, aq me pak qe jeni nga Veriu". Kjo situate ka nervozuar dy personat e tjere, te cilet kane nisur te debatojne. Pas kesaj, autori i ngjarjes eshte ndjere i ofenduar dhe ka nxjerre pistoleten.
Provat
Ne cilesine e proves materiale jane marre dy gezhojat e gjetura ne lokal, kurse te plagosurit deklaruan se nuk e njihnin agresorin e moshes rreth 30 vjec. Po keshtu ekspertet fiksuan gjurme ne goten dhe filxhanin, e perdorur nga i dyshuari, qe pinte ne lokal.
Policia : Kemi ne ndjekje autorin e dyshuar
Drejtoria e Policise se Durresit ka nisur punen per kapjen dhe identifikimin e autorit te ngjarjes, Armand Lama, i cili eshte larguar menjehere nga vendi, duke lene te gjakosur pertoke dy te rinjte nga Dibra. Burime zyrtare sqarojne se i dyshuari eshte banor i lagjes numer 17, dhe kapja e tij do te behet brenda nje harku te shkurter kohor. Ndersa sqarojne se jane ngritur grupe kontrolli ne te gjithe qytetin dhe jane vene postblloqe policie ne te gjitha akset dytesore dhe paresore.