Pashket, emigrantet kthehen ne radhe
Afrimi i festes se Pashkeve Ortodokse, ka shenuar nje rritje te numrit te emigranteve qe udhetojne nga Greqia per te kaluar kete feste ne vendlindje. Fluks ka pasur ne doganat e Kakavijes ne Gjirokaster dhe te Kapshtices ne Korce, ndersa me i ulet ka qene numri i te kthyerve ne Qafe Bote te Sarandes apo Tre Urat ne Permet. Diten e djeshme jane kthyer rreth 10 mije emigrante ne te kater pikat kufitare ne Jug te vendit, ku bien ne sy mbi 4 mije persona ne Kapshtice dhe 3.500 ne Kakavije.
Kapshtice
Java e Pashkes ka sjelle njekohesisht edhe fluksin ne doganat shqiptare, pasi emigrantet duan te festojne me pjesen tjeter te familjes ne vendlindje, duke perfituar edhe nga ditet e pushimit ne Greqi. Vetem gjate 24 oreve te fundit ne doganen e Kapshtices kane hyre 4.200 emigrante, te cilet udhetonin me 780 mjete, autovetura dhe autobuse. Burimet zyrtare te kesaj dogane bejne te ditur se pavaresisht fluksit, eshte bere e mundur perballimi i tyre pa pritje te gjata. Por vete emigrantet shprehen se kalojne ore stresi ne kufi dhe iu duhet te presin ne shume raste. Per te perballuar fluksin, dogana shqiptare e Kapshtices ka celur shtate sportele. Nderkohe qe emigrantet jane shprehur se nga pala greke, funksionojne dy te tille per dalje nga Greqia dhe nje per te hyre ne shtetin helen. Emigrantet kane bere te ditur se meqe procedurat ne doganen e shtetit fqinj ne dalje, jane me te thjeshta, nuk ka pasur pritje. Sipas tyre, pritja shkon nga nje deri ne dy ore, ne kohen kur ne dogane gjenden edhe linjat e autobuseve te Athines dhe Selanikut.
Kakavije
"Vetem gjate dites se djeshme kane lene pas traun e doganes greke te Kakavijes, per te udhetuar ne drejtim te Shqiperise rreth 3.500 emigrante dhe 600 automjete", thone zyrtare te policise ne kete stacion. Nderkohe edhe ne fundjave eshte shenuar nje rritje e fluksit te levizjes ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-grek. Numri i pergjithshem i te kthyerve ne fundjave shkon ne 5 mije persona. Sipas Ministrise se Brendshme greke, edhe ata emigrante qe nuk jane pajisur me dokumente, por qe vertetojne se kane aplikuar per marrjen e tyre ne periudhen prej 14 marsit deri ne 14 maj 2009, mund te levizin lirshem ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-grek per festen e Pashkeve. "Jane marre te gjitha masat qe ne rast te rritjes se mundshme te fluksit te emigranteve, numri i sporteleve te arrije ne 13 te tille, duke shmangur keshtu radhet e pritjes", thane burime zyrtare.
Kontaktet mes policise greke dhe shqiptare
Policia e Kapshtices dhe e Kakavijes, beri te ditur se ne fundjave eshte kryer nje takim me drejtuesit e doganes greke, per perballimin e fluksit me rastin e Pashkeve te besimtareve ortodokse dhe katolike. Emigrantet duhet te paraqesin lejen per aplikimin e ri dhe mund te qendrojne ne vendlindje jo me shume se dhjete dite, qe perkon me javen e pushimit te qytetareve greke. Fluksi me i madh pritet ne mesjave, qe perkon edhe me procesionin e Krishtit per Pashket.
Blerim Kore
Daniela Zisi