E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyka: Dua Palermon, aty bëhem si Leo Mesi

 

JETMIR halilaj

Jahmir Hyka, mesfushori i Kombëtares dhe i Maincit dëshiron të kalojë te skuadra e Palermos sezonin e ardhshëm. Vetë futbollisti ka pohuar për mediat italiane se e josh ideja për të luajtur në Serinë A vitin tjetër. Ai ka pohuar se ia ka prishur mendjen edhe portieri i përfaqësueses kuqezi, Samir Ujkani, i cili aktivizohet me skuadrën siciliane. “Bisedova me menaxherin tim dhe ai më konfirmoi se Palermo intersohet për mua -, ka thënë Hyka për mediagol.it. – Miku im Ujkani më ka folur shumë mirë për këtë skuadër dhe për qytetin. Më pëlqen shumë që të luaj në Serinë A. Jam në dijeni të faktit që Palermo ka një president fantastik, Zamparinin, për të cilin gjithashtu Ujkani më ka folur me superlativa”.
Sa mundësi keni që ju të vishni fanellën e Palermos?
Menaxheri im më ka thënë se ka gjasa që ky transferim të kryhet. Mendoj se shanset janë 50 me 50, por nuk mund t’ju them më tepër sepse sinqerisht nuk e di se deri në ç’pikë janë bisedimet. Ajo që mund të them unë është se e kam ëndërr të luaj në Serinë A.
Teknikisht, çfarë karakteristikash keni?
Jam i shpejtë dhe teknikisht jam i zoti. Kam luajtur kundër Milanit dhe kundër Italisë U-21. Le të themi që jam një miks mes Mikolit dhe Simplisios. (ndërkohë vëllai i tij pëshpërit: “Është si Mesi, madje mund të bëhet edhe si ai”). Jahmiri ia pret shkurt dhe preferon të qëndrojë me këmbë në tokë: Jo, vëllai im bën shaka, duhet shumë punë për të arritur në ato nivele. Obkejtiva të tillë nuk arrihen me fjalë. 
Te Palermo trajneri i ri është Valter Zenga, e njeh si emër?
Sigurisht që po. Mendoj se ëhstë një trajner i shkëlqyer dhe këtë e tregoi edhe puna që bëri me Katanian, të cilën arriti ta shpëtonte nga rënia në Serinë B. Do të më pëlqente të punoja me të dhe të stërvitesha nga ai. Më pëlqen shumë që të luaj në krah të Mikolit apo Kavanit, pasi janë lojtarë vërtetë shumë të mirë. Me aq sa më ka thënë Ujkani, Palermo po bën një punë të mirë dhe synon të mëbrrijë në Ligën e Evropës sezonin tjetër, që për mua do të ishte akoma edhe më mirë.

Cana
Hamburgu nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Lorik Cana, ndonëse oferta financiare në adresë të futbollistit shqiptar është shumë më e ulët nga ajo që kërkon Marseja. Klubi gjerman, pas ofertës së parë prej gjashtë milionë eurosh, ka shtuar edhe dy milionë të tjera, por edhe shifra prej tetë milionësh është refuzuar nga klubi francez.

Bogdani
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare mund të qëndrojë edhe sezonin tjetër te skuadra e Kievos. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, trajneri i skuadrës veroneze, Domeniko Di Karlo ka mundur të bindë drejtuesit e klubit që ta mbajnë shqiptarin edhe vitin e ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›