Përse nuk dorëhiqen kandidatët për deputetë?
Besnik Dervishi
Edhe ne jemi një vend me Kushtetutë, e më së fundi, për fat të mirë, të pranuar edhe nga ajo pjesë e politikës që në vitin 1998 nuk e votoi. Por a mjafton kjo, a mjafton vetëm ta pranosh që vendi ka një Kushtetutë? Me shumë “ndrojtje” do të thosha që jo, nuk mjafton. E këtu nuk do të ndalem në shpjegimin e rëndësisë së Kushtetutës, domosdoshmërinë e zbatimit të saj, etj. etj, se janë gjëra që janë thënë e stërthënë.
I ngacmuar nga disa polemika të këtyre ditëve të fundit e që lidhen me fushatën elektorale, mu rikujtua e mbeta në një nen të saj, të cilin për hir të së vërtetës jam përpjekur ta “zbërthej” para ca kohësh duke shkruar disa nene për një ligj, por që nuk pati mbështetje nga të “rëndësishmit” që i kanë në dorë këto gjëra.
Bëhet fjalë për nenin 69 të Kushtetutës. Edhe pse ka ndryshuar ngjyra, neni 69 mbetet po ai: Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra: gjyqtarët e prokurorët, ushtarakët e shërbimit aktiv, punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar, përfaqësuesit diplomatikë, kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre, kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve, Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji. Mandati i fituar në kundërshtim me sa më sipër është i pavlefshëm.
Është e shkruar aq qartë sa që çdo koment duket i tepërt. Çdo kandidim për deputet e mandat i fituar në kundërshtim me sa më sipër është i pavlefshëm. Por atëherë përse ky debat, përse disa kandidatë për deputetë nuk e kanë zbatuar këtë nen të Kushtetutës, përse KQZ i ka regjistruar si të tillë, përse këta kandidatë rrezikojnë kaq shumë, përse objekt i këtij diskutimi bëhen vetëm disa kryetarë komunash a bashkish periferike?
Ndoshta unë gaboj, por kush “gërmon” në këtë çështje, konstaton se problemi nuk janë këta kryetarë komunash, të cilët nuk mund të marrin mandatin e deputetit, nëse ditën e regjistrimit si kandidatë nuk kanë dhënë dorëheqjen nga mandati tjetër, por me këtë zhurmë po kërkohet të mbulohet po aty, diçka tjetër.
Po kërkohet të mbulohet ajo çka parashikon gërma “e” e nenit 69 të Kushtetutës, dorëheqja para kandidimit e funksionarëve të lartë të administratës shtetërore.
Janë shumë më tepër dhe shumë më të fuqishëm se sa kryetarët e komunave, janë drejtues ose anëtarë organesh kushtetuese ose të krijuara me ligj, titullarë dikasteresh e institucionesh qendrore, nëpunës të nivelit të lartë, drejtues shoqërish publike.
Dhe kjo duhet të rregullohej nga një ligj, nga një ligj më vete, sepse kështu urdhëron Kushtetuta. Por një ligj të tillë nuk ka. Nuk ka sepse përdorimi (keqpërdorimi) i administratës shtetërore, i burimeve njerëzore e atyre materiale e logjistike të saj, nuk do të ishte i mundur. Kush është në pushtet, kush i zotëron ato, nuk mund t’ia heqë vetes një mundësi të tillë.
Dhe kjo është ajo çka duhet të na shqetësojë të gjithëve. Të na shqetësojë edhe më shumë përse është anashkaluar për kaq vjet e për kaq palë zgjedhje?
Si mundet që ka mbetur një temë e patrazuar edhe nga ndërkombëtaret?
Ndaj në këtë rast, duhet një vendimmarrje e shpejtë dhe e vendosur nga ana e KQZ dhe institucioneve të tjera, por edhe ndihmë e mbështetje nga shoqëria civile e media.
Në thelb një person i zgjedhur, në rastin konkret deputeti duhet të reflektojë standarde të larta etike, korrektese në veprimet dhe veprimtarinë e tij, në respekt të vlerave të demokracisë dhe në shërbim të publikut e që lidhet me një investim afatgjatë, me një lloj edukimi, konsolidimi të klasës politike, deri më sot e paqëndrueshme, e cikluar ose ricikluar shumë shpejt. Përveç se një detyrim kushtetues, kjo është edhe një çështje e etikës politike, ende e largët.
Për të dyja këto arsye, …kërkohet një ligj.