E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka, Mainci refuzon shkëmbimin me Palermon

E ardhmja e talentit shqiptar Jahmir Hyka, vazhdon të mbetet e paqartë. Klubi aktual i tij, Mainci, i sapo ngjitur në Bundesliga 1, ka shprehur publikisht dëshirën për ta dhënë në një tjetër skuadër në formë huazimi. Por është skuadra e Serisë A, Palermo, ajo që ka shfaqur një interes të fortë për të blerë talentin e Kombëtares shqiptare. Sipas gazetës lokale gjermane, "Rhein Zeitung", "Hyka dhe menaxheri i tij janë në tratativa me klubin italian. Nga Palermo (ose edhe nga menaxheri i Hykës) në tavolinë është shtruar ideja e një shkëmbimi me një sulmues (Mauricio Çiaramitaro nga Salernitana e Serisë B). Por drejtuesit e Maincit e kanë refuzuar, pasi nuk janë të interesuar për një shkëmbim të tillë", ka përfunduar gazeta gjermane. Gjithsesi, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në këto tratativa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›