E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmuesi Edgar Cani kthehet te Palermo

Edgar Cani është kthyer te Palermo. Sulmuesi i talentuar shqiptar ka përfunduar aventurën tek Askoli në Serinë B. Dje ishte dita e fundit që bardhezinjtë kishin shansin t‘i kërkonin klubit sicilian blerjen e plotë të kartonit të talentit. Një e drejtë kjo e përcaktuar në kontratë, nga e cila ata hoqën dorë. Cani ka zhvilluar një kampionat të pëlqyeshëm, madje duke shënuar edhe 4 gola në 24 takime. Pavarësisht se 19-vjeçari ka spikatur për lojën e mirë, drejtuesit e Askolit vendosën të mos paguanin shifrën e pretenduar nga Palermo për gjysmën tjetër të kartonit. Tashmë duhet parë se çfarë do të vendosë klubi i Serisë A, nëse do t‘i besojnë Canit dhe ta mbajnë në skuadër për sezonin e ri, apo nëse do ta transferojnë në një ekip që militon në ligat më të ulëta, ku sulmuesi ka më shumë hapësira për aktivizim.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›