Kulti, propaganda dhe normaliteti
Tani që fushata zgjedhore mbaroi, ndihet me të drejtë në masë, një lodhje e përgjithshme. Ajo ka të bëjë me harxhimin e një energjie të pamat për mbulimin sa më mirë të kandidatëve, invazionit të pakontrolluar për t‘u futur në çdo çast të jetëve tona, por më shumë në zhurmën e kryetarëve të dy forcave politike për të treguar supremacinë e tyre. Gjithsesi, pak ditë më vonë do jemi sërish me këmbët në tokë: Kriza që po afron e frikshme, papunësia, listat e ushqimeve, pasiguria... Politikanët do harrojnë shpejt. Aq e ditur është kjo, saqë vrasjet e fundit: një deputet, një kryetar lokal partie, një aktivist apo të tjera që kanë ndodhur bash këto ditë, tashmë janë thjesht ‘periferike‘. Të ndjerët janë harruar, kurse media vizive është në një rendje të frikshme, që të japë sa më shumë tollovinë e gëzueshme, ku karelat mediatikë rrëfejnë masivitetin, madje edhe atje ku banorët e vendeve janë më pak se gjysma e mitingashëve. Të thuash që ky vend s‘ka krizë, nuk ka varfëri dhe se gjërat janë vaj, do ishte mirë, por është krejt e pabesueshme. Ndaj, ekuipazhet masive të importuara nga qendrat, shtuar me qyqarët që i detyrojnë në punë për të ndjekur kandidatët - e kanë bërë këtë fushatë më shumë se të turpshme. Të paskrupullt.
Dhjetëra qindra të rinj, që merren me makina dhe që nuk e dinë se javën tjetër janë numërorët e papunë, e që nuk do rregullohen dot me premtime dhe as me parashikime, duken se do jenë viktimat e para të kësaj histerie. E gjitha i ngjan një karuseli të madh që nuk ndalet dhe ku agresioni i propagandës ka tulatur gjithçka.
Dy vjet më parë, një kandidat i SNP-së (Partisë Nacionaliste) në Kontenë e verilindjes Elgin në Skoci dhe momentalisht deputet në Parlamentin skocez - i kërkonte votat i vetëm derë më derë me një njësit modest prej vetëm katër vetash. Të mendosh që kërkonte një Çështje Big, siç ishte Skocia e Pavarur, kurse shpura e tërë e politikanëve shqiptarë për një zgjedhje të zakonshme - ka një ushtri të tërë, e cila shkon nga "të fortët", fakirët etj., të gjithë që ta kërkojnë gati me dhunë votën. Të mbeturit, një pjesë tjetër, bredh me makinat-megafon, që e ndotin tejet mjedisin me zhurmën e madhe dhe pa ditur se njerëzit kanë shqetësime për mbijetesën. Të thuash që janë të mjerë militantët, do të përqeshin. Ata kanë fuqinë dhe shumë prej tyre nesër mbase edhe pushtetin. Ku ta dish: Do jenë nëpunësit e rinj të shtetit. Aq e sikletshme është kjo situatë, saqë kryeministri, në fuqi, inauguron vepra kombëtare, me flamuj partiakë, ku këta militantë brohorasin emrin e tij, ashtu si dikur baballarët e tyre atë të Komandantit.
E të gjithë bashkë deri në neveri, përsosin imazhet e tyre patetike, duke tentuar që të jenë kopje të zbehta të asaj që trashëguam dhe që me sa duket nuk e braktisim dot: Imazhet e frikshme të komunizmit. Sikur të mos mjaftojë kjo: në darkë, militantët i sjellin vetë kasetat e mitingjeve në redaksi dhe ty thjesht të mbetesh të bindesh... Lajmet më "të parëndësishme" mbesin ato që një fshat nuk ka prej muajsh drita, një tjetër prej vitesh ujë... të tjerë s‘kanë shkolla etj. Po për këto, s‘ka përgjigje. Do t‘i bëjmë: Për një vit jemi pa viza, për pak jemi të gjithë shtëpitë me ujë dhe do jemi vërtetë europianë?! Kush e shikon Shqipërinë në terren e di mirë - se asgjë nuk është bërë sa duhet dhe se Shqipëria është dhe do të mbetet në rreshtin e fundit të vendeve ballkanike dhe për disa vjet. Këto nuk thuhen në imazhet vizive. Atje propaganda është e tillë saqë tashmë nuk e besojnë dhe ata që e prodhojnë. Kjo të vjen ndërmend kur e kujtoj modelin skocez, që synonte që pas 300 vitesh të ndante Mbretëreshën e Madhe.
Ky tension, që tek ne mund të përçohej në sherre deri me vdekje, atje rridhte i qetë. Jeta është më shumë se politika. Shumica e njerëzve nuk i dinin fare kuartieret e partive. Kurse komisionet ishin të përbërë thjesht nga teknikë: mësues apo pensionistë pedantë tipikë për rregullin anglez. Policia bënte thjesht një look around dhe kaq. Nuk kishte frikë për manipulimet, që ne po i presim me padurim, kishte frikë vetëm nëse - prej kohës së keqe nuk do mundej të ulej një helikopter që të sillte në kohën e duhur... kutinë e votimit nga një vend tutje në veri të Skocisë nga një ishull i largët. Këto po t‘ua kujtosh u sjellin vrasje koke politikanëve shqiptarë. Sepse quhet thjesht: Normalitet...