Hyka feston fitoren ndaj Bajern Mynih
Jahmir Hyka ka qenë shqiptari i vetëm i aktivizuar në Bundesligën e parë gjermane. Kështu, në ndeshjen Mainz-Bajern i Mynihut 2-1, Jahmir Hyka është futur në lojë në minutën e 81-të, duke zënë vendin e Ivanshitc, atëherë kur rezultati ishte ai përfundimtar. Në ndeshjen tjetër të Bundesligës 1, Nurnberg-Hanover 0-2, ka munguar Altin Lala, i dëmtuar akoma, por ka "firmosur" me aktivizimin e tij Valdet Rama, i cili është hedhur në fushën e lojës në minutën e 58-të, në vend të Schmidebah. Ndërkohë nuk kanë luajtur për sezonin e ri akoma Altin Lala dhe Edmond Kapllani. I pari është i dëmtuar dhe nuk është rikuperuar akoma, ndërsa i dyti vijon të ngrohë stolin e Ausburgut. Aktivizim të pjesshëm ka pasur Valdet Rama, kosovari i Hanoverit, që ashtu si dy kuqezinjtë e tjerë, Hyka dhe Berisha, i ka nisur ndeshjet respektive si zëvendësues.