E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe vëzhgon Berishën. Kapllani, asnjë minutë

Bundesliga 2 dje fiksonte edhe një derbi mes shqiptarësh, por që nuk u bë realitet, për faktin se Besart Berishës së Arminias së Bielefeldit nuk iu përgjigj Edmond Kapllani i Ausburgut. Durrsaku nuk u aktivizua fare në këtë ndeshje, duke qëndruar në stol, ndërsa Berisha u aktivizua në minutën e 63-të, në vend të Halfar, kur ishin ende 1-1. Ndeshja Arminia Bielefeld-Ausburg përfundoi 1-2. Vetëm dy minuta pas golit të dytë të pësuar nga Arminia, ai që ka një shans të artë për të barazuar është pikërisht sulmuesi shqiptar Berisha, i cili e ka shpërdoruar atë. Këtë ndeshje e ka ndjekur nga afër edhe trajneri ynë kuqezi, Josip Kuzhe, i cili pa në veprim vetëm Berishën, ndërsa Kapllani, ashtu si edhe javën e parë, nuk u aktivizua për asnjë minutë. Pas ndeshjes, kroati ka ngrënë darkë me dy futbollistët shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›