E Diel, 1 Nëntor 2026

Mukaj i sfidon të gjithë: Titullin e kemi prenotuar

Tirana kampione mbetet sërish pretendentja kryesore në luftën për titull në sezonin e ri. I janë larguar dy nga shtyllat kryesore të sezonit të shkuar, Agolli e Pezo dhe sulmuesi Daniel Xhafaj. Por janë afruar lojtarë premtues dhe shpresat për gola varen sërish te Memelli. Kampionët dhe presidenti i tyre, Refik Halili, duket se po u besojnë pak si shumë debutuesve në skuadrën e tyre, Abilaliaj, Bici dhe Malindi, të cilët, në fakt, në testet e zhvilluara deri tani kanë lënë gjurmë pozitive. Memelli prezanton një garanci për golat, por a do të jenë të mjaftueshëm për të mbrojtur kurorën e kampionëve. Shtylla kryesore e këtij ekipi mbetet kapiteni Devis Mukaj, i cili beson se Tirana e ka potencialin e nevojshëm për ta fituar edhe këtë titull. "Kemi një ekip të mirë, thekson kapiteni bardheblu. Jemi ndërtuar pa shumë bujë, por mund të fitojmë serish titullin. Jemi të bindur për këtë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›