E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka, në janar largohet nga Mainci

Jahmir Hyka dhe Mainc 05, një “bashkëjetesë” që asnjëherë nuk funksionoi ashtu si ishte parashikuar.

Gjatë verës, talenti shqiptar u transferua me shumë bujë te klubi i Bundesligës II, duke firmosur një kontratë me vlerë 3.7 milionë euro për tri vitet e ardhshme.

Gjithsesi, pas afro pesë muajve, 20-vjeçari nuk ka arritur të sigurojë një vend në skuadër. Problemet me ingranimin në radhët e Mainc 05 kanë shqetësuar edhe drejtuesit e klubit, që tashmë po mendojnë ta largojnë në merkaton e janarit, me formulën e huazimit.

Gjatë një deklarate për mediat gjermane, Kristian Heidel, menaxheri i skuadrës, deklaroi:

“Jahmir Hyka është një prej lojtarëve për të cilin po punojmë të gjejmë një skuadër. Këtu te Mainc ka shumë konkurrencë, madje mund të them se rivaliteti është më i fortë se te çdo skuadër tjetër në Bundesligën II. Duke biseduar me të (Hykën) kemi dalë në përfundimin se i nevojitet një ekip ku mund të luajë rregullisht”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›