E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, mundet 1-3 nga Kastrioti

Tirana zhvilloi nje ndeshje miqesore me Kastriotin, ne 'Seleman Stermasi", te cilen e humbi 3-1. Bardheblute shenuan te paret, por miqte nga Kruja permbysen rezultatin ne pjesen e dyte te ndeshjes. Trajneri kroat Ilia Loncarevic aktivizoi te gjithe lojtaret e stolit ne fraksionin e dyte te ndeshjes, te cilet nuk binden dhe si rrjedhoje Kastrioti qe pati ne perberje nje pjese te mire te titullareve e siguroi lehte fitoren. Pas ndeshjes, trajneri i Tiranes theksoi se pas testit nuk vecoi asnje nga emrat pretendente per t'iu bashkuar ekipit te pare, ndaj edhe vemendja do te perqendrohet te blerja e lojtareve te tjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›